• |
ide | kryesore

Kapen 204 kg drogë në Malësi të Madhe, 1 person në pranga dhe 1 tjetër në kërkim

Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka gjetur dhe ka sekuestruar  në një automjet të tipit “Land Rover” 204 kg lëndë narkotike e llojit “marijuanë” në Vrakë të Malësisë së Madhe.

Sipas informacioneve të bëra të ditura në komunikatën për shtyp, në pranga ka përfunduar drejtuesi i makinës, shtatasi me iniciale M.K., 33 vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim një person i dytë, shtetasi me iniciale D.B., 35 vjeç, i cili dyshohet si zotërues i sasisë së konsiderueshme të drogës.

Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar edhe automjetin “Land Rover” , një tjetër të tipit “Mercedes Benz”, 4 telefona celularë, si dhe mjete që bashkëpunëtorët i përdornin për paketim e lëndës narkotike.  Grupi hetimor po vijon operacionin antidrogë të koduar “Liqeni” mbi identifikimin e plotë të grupit kriminal, që merrej me organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndës narkotike nga qyteti i Shkodrës në drejtim të Malit të Zi.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës, që do të ndjekë veprimet e mëtejshme lidhur me veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve të kryer në bashkëpunim dhe të mbetur në tentativë”, si edhe  mbi aktin e “Prodhimit e shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim”, të parashikuara nga nenet 283/a/2 -22 dhe 283/2 të Kodit Penal.



3 Comments

  1. rama i nxiti te mbillnin drogen dhe trafikonin me tahirin,geron e fatmir xhafen,olsin ,ballen e ruqin tash i burgos ata qe nuk e shiten dhe nuk po e shesin n koh drogen.ter burgjet e evropes dhe shqiperis mbushur kriminel te edvinit jan.qelbesira rama ka siguruar kriminel si frroka,rosha,dosha,balla,gjusha per 1 mij vite.

  2. Nuk kane te mbaruar keta grupe malokesh qe parate ja cojne bandes politike PD per te vazhduar protestat qe salihu bashke me cetniket kane dy muaj qe po bejne,ku eshte futur plaku cetnik keto jave,thone qe eshte keq nga shendeti,epilepsi e gjendjes se rende,semundje qe e shoqeron prej 40 vjetesh,por ne keto kohe eshte bere me e rende

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *