• |
ide | kryesore

McGowan tregon për fustanin e guximshëm, ‘E vesha pas përdhunimit’ (FOTO)

Paparazzi, Slider



Në një intervistë për I Weigh, McGowan, 25 vjeçe asokohe, thotë se zgjodhi pikërisht atë fustan si reagim pasi u sulmua seksualisht.

“E bëra për një arsye. Ishte dalja ime e parë në publik pasi më përdhunuan,” tha McGowan. “Ndihesha si Russell Crowe në ‘Gladiator’ kur del në ring dhe thotë ‘a s’u argëtuat mjaft?’ Prandaj e vesha. Ishte përgjigjia ime ndaj përdhunimit.”

Rose McGowan akuzoi Harvey Weinstein se e përdhunoi në vitin 1997. Ajo ishte ndër aktoret e para që foli kundër tiij, duke nxitur kështu lëvizjen #MeToo dhe Time’s Up. Në një tjetër intervistë për Dr. Oz vjet, Rose e quajti fustanin ikonik një deklaratë politike. “S’kisha veshur dhe s’kam veshur asgjë të ngjashme kurrë. Asokohe nuk kishim Twitter e Instagram, duhet të gjenim mënyra të tjera për të mbrojtur veten.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *