• |
ide | kryesore

“Ndihem mirë, jam i qetë”: Casillas flet nga spitali, pas infarktit

Sport



Iker Casillas, portieri kampion i botës me Spanjën në 2010, i rritur tek Real Madrid dhe portier i Blancos nga 1999 në 2015, tani në sezonin e tij të katërt tek Porto, është goditur nga infarkti i miokardit gjatë stërvitjes së paradites. I shtruar me urgjencë në spitalin e Oporto, Casillas është operuar menjëherë dhe është jashtë rrezikut për jetën: “Ndihem mirë – ka komunikuar portieri vetë – gjithcka është në kontroll. Vetëm një frikë e madhe. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që treguat”.

Porto kishte menduar të qetësonte tifozët, shokët e skuadrës dhe kolegët, që shpejtuan të tregojnë ndjeshmërinë e tyre me spanjollin, duke bërë një komunikatë për shtyp për gjendjen e Casillas, që në 20 maj do të mbushë 38 vjec: “Iker – shkruan komunikata e klubit – ka pësuar një infarkt të miokardit gjatë stërvitjes. Seanca u ndërpre për ti dhënë ndihmën e duhur portierit, që ndodhet në spitalin CUF të Oporto. Është mirë dhe gjendja e tij është stabël. Problemi kardiak është zgjidhur”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *