• |
ide | kryesore

Replika e Daçiç ndaj Zvizidiç: Nuk na intereson çfarë mendoni ju

Planet



Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciç, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Denis Zvizidiç, për mospërkrahjen e zgjidhjes së konflikit mes Kosovës dhe Serbisë në sajë të një marrëveshjeje që bazohet në idenë e “korrigjimit të kufijve”. “Dënoj ashpër deklarata të tilla antikushtetuese të atyre që tërheqin kufij nëpër territore të pavarura dhe të njohura ndërkombëtarisht”, është shprehur Zvizidic-i në një komunikatë për mediat të dhënë posaçërisht për këtë temë qendrore të tryezës së bisedimeve së Samitit të Berlinit të mbajtur të hënën mes liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

“Ne nuk ka intereson se çfarë ata mendojnë. Kush i pyet ata se si duhet të zgjidhet çështja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës?!”- ka thënë në kundërpërgjigje numri një i diplomacisë serbe. Zvizidiç ka siguruar se Bosnja do të reshtohet kundër vizatimit të kufijve në baza etnike, që sipas tij do të rrezikonte sigurinë dhe stabilitetin rajonal në tërësi, por të Bosnjës në veçanti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *