• |
ide | kryesore

Shiti makinën e gruas: dy vjet burg për ish-yllin e Serie A

Sport



Telashet për Tomas Repka, në mardhënien e tij të komplikuar me ish-bashkëshorten, nuk kanë fund. Dy vjet burg është dënimi që ka marrë ish-mbrojtësi i Fiorentinës në vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit në Pragë: Repka ishte akuzuar për mashtrim, duke qenë se kishte shitur një Mercedes që nuk ishte në pronësinë e tij, port ë ish-gruas, që për më tepër e kishte akuzuar edhe për ngacmim.

Ish mbrojtësi cek, është dënuar më parë me 6 muaj burgim pa kusht. Repka ka marrë dënimin nga Gjykata e Brno për motivin se kishte publikuar njoftime erotike fiktive të atribuuara ish-gruas, modeles Vladka Erbova. Gjykata, që e ka gjobitur edhe me 50 mijë korona (rreth 2000 euro), u shpreh edhe kundër mikeshës aktuale të Repka e bashkëfajtore, Katerina Kristelova.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *