• |
ide | kryesore

Venezuela në prag të luftës civile, Pompeo: Mund të ndërhyjmë ushtarakisht

Planet



Në ndjekje të trazirave në Venezuelë mes përkrahësve të liderit të opozitës, Juan Guaido dhe ushtrisë kombëtare, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është shprehur se në rast nevoje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmarrin një sulm ushtarak.

Zyrtari i lartë amerikan theksoi se SHBA-të kanë qenë dhe do të mbeten në pozita oponente ndaj regjimit autoritar të presidentit Nicolas Maduro dhe se përkrahin opozitën e vendit, e cila gëzon në masë besimin dhe mbështetjen popullore për kthimin e një faqeje të re në Venezuelë. Pompeo vuri në dukje se kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, mund të marrë një vendim në formën e një ultimatumi për urdhërimin e një ndërhyrjeje ushtarake me synim stabilizimin e jetës politike dhe shoqërore të vendit.

Venezuela ndodhet që prej ditës së djeshme në një situatë mjaft kaotike, ku ushtarakët po përleshen me protestuesit në përpjekje për t’i shpërndarë. Kjo tablo ka ngjallur tek ndërkombëtarët frikën e shpërthimit potencial të një lufte civile.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *