• |
ide | kryesore

Video/ Gafa e pjeshkës së Ramës. Pse Rilindasit jetojnë në botë tjetër

Pikante



Ka shumë idhtarë të Ramës që besojnë se sa më shumë të gënjesh aq Rilindas më i devotshëm je. Këtë ka bërë edhe zv. ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu, e cila u vu papritmas në qendër të medias për një lapsus gjuhësor që bëri gjatë një prezantimi të Panairit të Punës. Haxhiu në vend që të thoshte shprehjen e njohur: “ç’të mbjellësh do të korrësh” ndoshta nga pavëmendja apo ndoshta nga emocionet tha të kundërtën. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të tmerrshme. Eshtë një lapsus që gjithkujt mund t’i ndodhë dhe për të cilin askush nuk ka pse turpërohet. Pra asgjë interesante. Por tejet kurioze është që të shikohet se si reagoi Lorena kur “gafa” e saj u raportua në media. Me modelin e shefave të vet se rilindasit nuk gabojnë kurrë, se edhe po gabuan ata janë të aftë të të mbushin mendjen për të kundërtën, se janë aq të aftë sa t’i shesin popullit – të zezën për të bardhë, ajo u mundua të arsyetonte se shprehjen e kishte shqiptuar ashtu siç duhet. Lexojeni dhe shkrihuni gazit sepse ajo që e bën hit këtë ndodhi nuk është lapsusi i saj normal për cilindo, por “aftësia” e saj për të manipuluar ata që e lexojnë.  ©Lapsi.al

 

 

Më poshtë reagimi i plotë i zv/ministres:

 

“Ka tekst, por ka edhe kontekst” – citonte dikur një profesori im në auditoret e Fakultetit.

M’u kujtua sot, teksa portalet e futën në makinerinë e tyre dhe e nxorën të deformuar e jashtë kontekstit fjalën time të djeshme në çelje të Panairit të Punës.

“Atë që ju do të korrni (në panairin e punës), atë do të mbillni dhe në të ardhmen (në tregun e punës)!” ishte fjalia ime përmbyllëse drejtuar të sapodiplomuarve, teksa prisnin të vizitonin stendat, për të korrur frytet e punës së tyre, pas vitesh të tëra studimi, lodhjeje, mundi e sakrifice. Duket që nuk paska patur mjaftueshëm lajme të këqija dje…



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *