• |
ide | kryesore

Aktorët më të paguar të 2019-s

Paparazzi, Slider



Sipas Variety, Ryan Reynolds i është ofruar një pagesë marramendëse prej 27 milionë dollarësh për rolin e tij të ardhshëm në “Six Underground”, një prodhim i Netflix. Gjithashtu dhe Dwayne “The Rock” Johnson, i cili gjithmonë e më shumë po konsiderohet si një aktor serioz, është paguar më shumë se 20 milionë dollarë për filmin e ardhshëm të “Fast and Furious: Hobbs and Shaw.” Kolegu i tij në këtë projekt, Jason Statham do të fitojë diku tek 7 milionë dollarë, pra shumë më pak se Johnson. Kjo ndoshta për shkak se “The Rock” ka shijuar susksese më të mëdha vitin e fundit dhe normalisht paga e tij është rritur.

Pagat që marrin aktorët varen plotësisht nga studiot që realizojnë filmat. Netflix i paguan më shumë aktorët dhe stafin e tyre, për shkak të mënyrës se si fundksionon si platformë. Ata nuk i japin atyre asnjë pjesë nga fitimet e filmit. Për këtë arsye, Will Smith do të paguhet më shumë se 35 milionë dollarë për ‘Bright 2”, edhe pse filmi i parë sipas kritikëve ishte një dështim i vërtetë. Nga ana tjetër ai do të marrë për “Bad Boys” nga Sony 17 milionë dollarë. Pra jo aq shumë sa do ti japë Netflix.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *