• |
ide | kryesore

Al Khelaifi braktis PSG për Romën? Në Katar e konfirmojnë, Pallotta jo: “Gjithçka false”

Sport



Zërat për një interesim për Roma nga ana e Qatar Sports Investment po bëhen gjithnjë e më të fortë, edhe pse nga klubi kryeqytetas në Itali vazhdojnë ta mohojnë. Sipas Le Parisien, arabët janë në bisedime për blerjen e klubit verdhekuq. Pronari i Psg, Al Khelaifi, është lodhur duke mos pasur rezultatet e shpresuara në Europë e, edhe për shkak të taksave të forta për tu paguar në Francë, dëshiron të provojë një tjetër aventurë në një tjetër kampionat. E Roma është zgjedhja që bën për këtë rast.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i L’Observatoire du Qatar, Nabil Ennasri, sipas të cilit, Psg do të mbajë të njëjtën pronësi. “Interesimi i Qatar Sports Investment për Romën duhet të lexohet si vullneti i një sensibilizimi që vendi i Gjirit Persik dëshiron të cojë përpara, përmes sportit. Psg, në këtë mënyrë, nuk do të jetë më e vetmja skuadër, por do të mbetet epiqendra e strategjisë”, ka bërë të ditur ai.

I menjehërshëm mohimi i bërë nga presidenti i Romës, James Pallotta. “Qatar Sports Investment dëshiron të blejë Romën? Nuk ka asgjë të vërtetë, është false”, ka përsëritur numri 1 i klubit Romapress.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *