• |
ide | kryesore

Platforma zhgënjyese e opozitës

1, Ide



Opozita i ka zhgënjyer sot të gjithë ata që i kërkojnë prej kohësh një platformë për konceptimin e një qeverie tranzitore që ajo e sheh si zgjidhjen e krizës aktuale. Ajo ka paraqitur një program urgjent prej dhjetë pikash që do ta realizonte një kabinet pa Edi Ramën, i cili do të zhdukte lidhjet e policisë me krimin, abuzimet me listat e zgjedhjeve, punësimet në ndërmarrjet shtetërore dhe të tjera masa burokratike, si regjistrimin e adresave dhe pajisjen me letërnjoftime.

Lexo më tej:

Dhjetë propozimet e opozitës për qeverinë tranzitore

Ndonëse të gjitha ato që ka evidentuar PD-ja janë gjëra që veç e veç qëndrojnë, gabimi i saj themelor është se duke u marrë me detajet ka humbur thelbin. Nëse propozimi i sotëm pranohet nga shumica dhe Edi Rama (duhet të lutemi që kjo të mos ndodhë), askush nuk garanton se nuk do të kemi një rezultat të ngjashëm me atë që polli marrëveshja okulte e 17 majit, mes kryeministrit dhe liderit të opozitës.

Sepse në të dy rastet, edhe bashkëqeverisja me Rilindjen para zgjedhjeve të 2017 edhe kjo pa Ramën që imagjinohet sot, konceptohen si menaxhuese të një kohe të shkurtër të një procesi të vetëm zgjedhor.

Por në fakt, e keqja e asaj që ndodh në Shqipëri nuk mund të reduktohet me atë që ngjan në dy muaj fushatë dhe ditën e votimeve. Ajo ka kohëzgjatje shumë më të madhe dhe rrënjë shumë më të thella.

Pikërisht këtë dimension, opozita as nuk e ka marrë për bazë në platformën e saj të zgjidhjes.

Le të marrim një shembull për ilustrim. Nëse sot koalicioni PD- LSI do të merrte pjesë në zgjedhjet e kryeqytetit përballë Erion Veliajt; Nëse, le të imagjinojmë, nuk do të kishte as ndryshime listash, as fallcifikime pasaportash, as punësime të reja shtetërore gjatë fushatës, a do të qe e sigurtë opozita në fitore?

Unë dhe shumë si unë mendojmë se jo.

Pasi afro 500 leje ndërtimi korruptive nuk janë shpërndarë kot në katër vite. Ato përbëjnë një përbindësh financiar që është i pakonkurueshëm edhe nga programi më idealist, nga individi më i kulluar dhe nga koalicioni më i fuqishëm që mund t’i vihet përballë.

Le të shkojmë edhe më tej. A mundet ta përmbysë një fushatë sado e rregullt, sado pa hile, imazhin e rremë që të gjitha mediat pa përjashtim kanë ngritur në mënyrë të fallcifikuar për “lali Erin”? A ekziston ndonjë mbinjeri në sistemet demokratike që të mposhtë njëkohësisht edhe kandidatin që ka përballë, edhe gjithë sistemin mediatik të kapur prej tij, edhe gjithë korporatën e oligarkëve të cilëve ai u ka bërë “ndere” milionëshe?   

Gjithkush e kupton se ky është një mision i pamundur, pasi zgjedhjet e radhës në Shqipëri nuk shkatërrohen në 40 ditë, por në katër vite.

Prandaj zgjidhja që ofron opozita është e gabuar. Ajo nuk mund të vijë nga një qeveri tranzitore që do të menaxhojë për një kohë të shkurtër garën elektorale të radhës, por nga një qeveri teknike me mandat shumë më të gjatë, që të jetë pjellë e një kompromisi politik dhe që të ketë të gjithë kohën e nevojshme për të zhbërë të gjitha rrëshqitjet drej një pushteti personal që kemi parë në 14 vitet e fundit.

Vetëm një qeveri e tillë, teknikësh dhe ekspertësh, që nuk do të anonte nga asnjëra palë, por do të zbatonte një program reformash të përcaktuara (si ish qeveria Monti në Itali psh) do të qe garanci, jo vetëm për zgjedhjet e radhës por edhe për të ardhmen e vendit.

Nga lindja e saj do të kishim një sërë përfitimesh.

Nëse pranojmë se reforma në drejtësi, që na imponuan përdhunshëm ndërkombëtarët, është prioriteti i prioriteteve që do të vendosë ekuilibrin shoqëror për dekadat e ardhshme, ajo nuk mund të bëhet e drejtë dhe e ndershme nën trysninë e një pushteti personal që ka kapur të gjitha levat e shtetit. Një qeveri teknike, e zhveshur nga ky pushtet personal do ta shpëtonte dhe atë që ka mbetur nga reforma në drejtësi.

Nëse pranojmë se rreziku më i madh i ekonomisë së vendit është lidhja e Edi Ramës me dhjetë oligarkë, me të cilët po ndan gjithçka, duke i lënë të tjerët pa punë dhe duke provokuar një emigrim masiv, një qeveri asnjanëse është sërish zgjidhja. Ajo nuk do të kishte fuqi mbiligjore për të prodhuar ligje speciale personale si ai në emër të firmës Fusha, apo si ai për korporatën e investimeve, që ndan në mënyrë abuzive tokat më ekskluzive të bregdetit.   

Nëse pranojmë se pasuritë tona po vidhen pa garë, pa tendera, duke krijuar kosto të shumfishta për secilin prej nesh, zgjidhja do duhej kërkuar tek një qeveri që nuk i bindet urdhërave të një padroni të vetëm, në mënyrë që të shmangen skena si ato të koncesionit për inceneratorët, ku merren 14 vendime brenda një dite.

Pra e thënë shkurt, opozita nuk mund të kërkojë thjeshtë një qeveri tranzitore afatshkurtër që të menaxhojë zgjedhjet e “ndershme” të radhës, por një kabinet teknik, më afatgjatë dhe me gamë shumë më të gjërë se ai i arbitrit elektoral.

Pasi duke kërkuar vetëm të parën ajo bën disa gabime njëkohësisht.

Ajo nuk merr asnjë garanci se zgjedhjet nuk do të jenë si ato të pas marrëveshjes së 2017. Ajo i lë publikut shijen e keqe se po mendon vetëm për ardhjen e saj sa më të shpejtë në pushtet. Ajo nuk garanton filizat e krijimit të antikorpeve që do të ndesheshin me çdo pushtet të ardhshëm personal.

Në këtë kuptim, platforma e opozitës për qeverinë tranzitore është një dokument që ka evidentuar në mënyrë të shkëlqyer problemet, por që ka dështuar në propozimin e rrugëzgjidhjeve. Dhe për këtë ajo mund të shihet edhe si zhgënjimi i parë i atyre që e mbështetën në rrugën radikale të djegies së mandateve.  

©Lapsi.al



46 Comments

  1. Platforma e Bushatit qeka zhdukja e politikes ne favor te nje qeverie as mish, as peshk qe do drejtoje per nje kohe te gjate. Ne rradhe te pare afati maksimal i cdo qeverie qe do te krijohet jane zgjedhjet e pas 2 vjeteve. Tani, ne ate fushat elektorale kush do dale, qeveria teknike? Apo do dalin partite dhe do na thone qe te votojme per qeverine teknike? Ne te kundert, a ka njeri qe beson se me pak se dy vjet jane te mjaftueshem , per nje qeveri,per te zhbere ate qe eshte bere ne 30 vjet, apo qe nje qeveri me jetegjatesi te madhe nuk do te kapet nga oligarket? Qeverite teknike krijohen per te zgjidh nje problem apo situate specifike, ndersa per te zgjidhur problemet qe thote Bushati duhet qeveri politike, dhe nga ato me bole te medha, dhe mbi te gjitha duhet zgjedhur nga njerezit. Ideja qe problemet jane krijuar nga politika, nuk kundershton , por perforcon faktin qe duhen zgjidhur nga politika. Pd-ja ka gjithe te drejten e botes te premtoje se ajo do t’i jape keto zgjidhje dhe perkundrazi, do te ishte shume gabim nese do te kerkonte t’ja delegonte nje qeverie teknike, reformat sistemike. Do te ishte dorezim pergjegjesie.
    Edhe komunizmi nuk u kalua( kudo ne bote) me reforma teknike, por me reforma politike te ndermarra nga politikane 24-karat. Thelbi eshte qe ne qofte se kjo qeveri tranzitore arrin te garantoje nje proces te rregullt zgjedhor( sa ai i 2013 te pakten) dialektika normale demokratike do te kthehet dhe njerezit do marrin pergjegjesi per voten dhe per ate qe del nga vota e tyre. Ne kete situate Bushati, mund te mbledhe dhe shoket qe mendojne si ai dhe t’i binde Shqiptaret per Shqiperine e tij ideale dhe sesi do te mund ta beje ate. Ne asnje rast nuk mund t’ja mohoje PD-se ate te drejte.

    1. Ti ke shkruar mjaft qarte; por nuk mendon se ti shpjegosh keto gjera Bushatit, eshte si ti biesh murit me koke?Bushati kerkon revolucion komunist or mik; pak i behet vone per te tjerat.

    2. Shume dakord me Bertin. Beteja e opozites, Bushat, eshte per te cliruar demokracine permes zgjedhjeve te lira dhe jo per ta vrare perfundimisht ate permes teknokratesh jetegjate te zgjedhur me dore nga Luli, Rama dhe nje grusht oligarkesh. Analize e gabuar dhe shume zhgenjyese.

  2. Busho…nuk kupton asgje nga politika…
    Mos u rre nga mendja e Lubonjes…se ju te dy kerkoni qeverine e Mehmet Shehut..or mik…

  3. Për mendimin tim, agjë nuk mund të ndryshojë në sistemin e korruptuar që ka ndërtuar Rama në këto 6 vite në Shqipëri, pa rishikimin e proçedurave që u ndoqën në reformën në drejtësi.
    Opozita nuk ka sepse të ketë komplekse nga deklaratat e ndërkombëtarëve që e shohin këtë reformë si një sukses të tyre e të qeverisë Rama. Është paralizimi i institucioneve kryesore të drejtësisë ajo që solli krizën politike.
    Le ti marim me rradhë produket e kësaj reforme.
    Le të fillojmë që me ligjin e dekriminalizimit të institucioneve shtetërore.
    U zbuluan me fakte që Rama kishte përzgjedhur që në vitin 2013, deputetë, ministra e kryetarë bashkie me rekorde kriminale apo që kanë bashkëpunuar me banda kriminale e trafikantë.
    Si nuk doli një prokuror e të hetonte kryeministrin se cilat ishin motivet nga të cilat u nis ky kryeministër që të bënte këto pëtzgjedhje, ishin aksidentore apo të qëllimshme ?
    Janë dëshmitarë gjithë shqiptarët që Rama avionët e drogës të ngecur në rërën e Divjakës, me paturpësi i deklaroi se ishin mushkonja që “Saliut” i dukeshin avionë e nuk kaloi shumë kohë e gjithë Shqipëria u transformua në një plantacion të stërmadh të kultivimit të kanabisit, e në Europë Shqipëria u bë rekordmene e trafikut të qindra tonelatave të tij.
    Si nuk doli një prokuror që të hetonte Ramën për këtë mashtrim flagrant të opinionit publik ?
    Jo kryeministri, por asnjë bos i trafikut të drogës, përfshi edhe vëllezërit e kushërijtë e ministrave të mbrendshëm, nuk u hetuan asnjëherë nga drejtësia shqiptare, por duhej të hetonte prokuroria italiane e të ndëshkonin gjykatat europiane.
    Janë mbushur burgjet e Shqipërisë me fukarej që nuk kanë para të paguajnë energjinë elektrike, apo ata që shkelin rregullat e qarkullimit, janë arrestuar studentë e qytetarë që protestojnë kundër padrejtësive të kësaj qeverie, e ata që me veprimet e mosveprimet e tyre janë shkaktarë të vjedhjeve qindra milione eurosh, vrasjeve e qoftë edhe aksidenteve të përditëshme, ngarkohen të bëjnë “reformën zgjedhore” apo “reformën në drejtësi”.
    Në mënyrën më paradoksale mblidhet Kuvendi njëpartiak e miraton një ligj të përçudnuar, që të prishet i vetmi
    Teatër kombëtar e që ti jepen një oligarku hapsirë për të ndërtuar kulla , e nuk ka Gjykatë kushtetuese që ta hedhë poshtë këtë vendim primitiv anti demokratik e antikulturor.
    E quaj plotësisht të drejtë kërkesën e opozitës që një qeveri tranzitore me një afat më së paku 6 muaj e më së shumti një vit, pa kryeministrin Rama e bashkëfajtorët e tij të afërm, të kryej ato detyra të përcaktuara në platformën e publikuar, por si pikë e parë e kësaj platforme dhe më urgjentja, është konsensusi për të ngritur me shpejtësi, qoftë edhe përkohësisht, institucionet e rënuara të drejtësisë.
    Mos të mbahet shpresa tek SPAK apo BHK që deri tani, duket kjartazi se do të jenë produkt i Edi Ramës. apo veglave të tij në komisionet përzgjedhëse.
    Me këtë produkt kjo “reformë” do ta mbajë në pushtet Edi Ramën edhe sikur BE e SHBA të dalin hapur kundër tij siç kanë dalë për Maderën e Venezuelës.
    Gozhda del vetëm me gozhdë, thotë një fjalë e urtë.
    Nëse me një veprim të pa precedent, opozita u largua nga Parlamenti, gozhda që do ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë, është gozhda e krijimit urgjent të institucioneve të pamvarura të drejtësisë.
    Edi Rama edhe mund të vijë puna që nga protestat e fuqishme popullore, të japë dorheqjen si kryeministër e të vazhdojë të jetë shef i rilindjes.
    Por nëse drejtësia do të lejohet të kapet prej tij, ai e ka të sigurtë sëpaku edhe një mandat tjetër.

  4. Eshte nje platforme aq rrokoko sa te bene me dhimbje koke vetem ta lexosh . Kesai i thone bjeri
    gjate per te mos thene asgje . Jam totalisht i zhgenjyer . Nejse , korbi korbit nuk ja nxjerr syte .
    Alfa dhe omega e gjithçkaje te keqe qe ndodh ne kete vend jane zgjedhjet . Pikerisht per to nuk
    flitet fare . Çfare kodi zgjedhor do te kemi ? Kush do ti organizoje zgjedhjet ketej e tutje apo me
    sakt kush duhet ti organizoje ? A do votohet dhe numerohet elektronikisht ? Kam shume pyetje
    per te bere por sinqerisht nuk kam nerva . Ne nga i gjati i Anetes nuk prisnim ndonje gje te re per
    te permiresuar , te gjitha shpresat ishin tek Basha por edhe ky nje flluske sapuni doli . Ky akoma pa dale nga gropa thithes ku ka rene , akoma pa bere dush kerkon llokama per veten e tij dhe jo per vendin . Ky akoma pa pastruar figuren e tij dhe demokrateve per ate qe bene dikur ne qeverisje
    kerkon thela per vete dhe partine dhe jo per vendin . Me ke zhgenjyer totalisht z.Basha.
    Vetem nje gje dua ta them , ne te gjithe keto vite kam votuar djathtas , por nese nuk behen
    ndryshime thelbesore qe te jene per te mire te Shqiperise dhe Shqiptareve dhe jo te partive politike
    (ne kundershtim me Erion Kriston qe tek intervista dhene tek syri.net do ti vinte kryq fletes se votimit) une do te votoj per te majten . Dhe kete ja keshilloj çdo demokrati te ndershem , ja keshilloj çdo Shqiptari qe i ka ardh ne maje te hundes nga ju ndyresirat e pandreqshem te politikes . Ju doni
    te na sundoni dhe jo tena drejtoni . Ju beni qepalla per rrotacione sunduese tete vjeçare me njeri tjetrin qe ta vjedhini kete vend dhe kete popull dhe nuk ju intereson mireqenia e ketij vendi dhe ketij populli . Ju doni te na perçmoi dhe jo ta na vleresoi . Por ju harroni nje gje shume te vogel , voten .
    Une votoj , Ne Votojme . Nuk jemi me qorrat e dikurshem qe me nje fishkellim na fusje ne vathe si delet . Ne tani e dime se kush eshte ujku . Jam totalisht i zhgenjyer nga te gjithe ju funerrinat e politikes se ketij vendi por si I djathe jam I zhgenjyer nga ty Basha . Ky i gjati i Anetes eshte bere i padurueshem na I ka sjelle zorret ne fyt , prandaj mos i jep edhe nje tjerer shans z.Basha .
    Plumbi nga hasmi eshte melhem per burrin , ndersa thika mbas shpine e vellait eshte vrer , eshte vrer qe dhe shpirtin nuk e le te dale . Ke kohe te mendohesh dhe te rikuperosh z.Basha . Mendohu dhe reflekto sa nuk eshte vone .

    1. Nuk i plasi kujt se kujt ia japin votën plehra si puna jote që gjasme je i djathtë….. por si Patozi.

      Plehrat dihet se ku shkojnë e votojnë tek më qelbësira, dhe në këta 30 vjet, por edhe 45 vjetët e enverit e majta e ka deklaruar se është qelbësira më e madhe që i ka ndodhë këtij populli.

      1. Or pjelle e emrit qe mban , debato dhe jo te ofendosh . Ti kujton se duke perkrahur Bashen edhe pse ai po gabon , je demokrat ? Dashi kapet nga briret dhe jo nga bishti . Thjesht po shton kohen e agonise dhe te vuajtjeve per veten tende dhe per te gjithe ne .

        1. Nuk përkrah Bashën, por të gjithë shqiptarët që janë kundër edvinit dhe që në krye të tyre qëndron Basha apo ndonjë tjetër pak rëndësi ka.

          Problemi numër 1 i shqiptarëve është zhdukja me çdo kusht nga skena e edvinit dhe rilindjes, të tjerat me pak vullnet do të bëhen gradualishtm mjafton të mos kemi kthime pas si me rilindjen.

          Ato teoritë e disa komentuesve që kërkojnë idealen tek një opozitë me një popull injorant e të korruptueshëm, janë thjesht muhabete kafenesh dhe në shërbim të rilindjes..

          Vetëm ndonjë Pinoçet apo ingjashëm me të mund ti japë fund komunizmit në Shqipëri dhe mund të bëjë ato ndryshime që kërkojnë një pjesë e komentuesve.

        2. Ti nuk merr vesh me debat, përkundrazi. ti që vendos shenja barazimi midis Berishës, Nanos, Bashës, dhe edvin lapangjozit nuk meriton asgjë më pak se replika e mësipërme.

          1. Edhe ti e meriton pergjigjen . Nejse , llogjiko si largpames dhe jo si militant . Tung

    2. Nëse je i bindur se “i biri i Anetës” është strumbullari i kësaj situate të krizës politike e që qebke “i djathtë” nuk ke pse e fut këtu nënën e një politikani qoftë edhe kryeministër, si shkak për të votuar të majtën o shoku “iks” i shumëfishtë.
      Nëse je i djathtë në bindje politike, e kërkon që në Shqipëri të vazhdojë të qeverisë “e majta” vazhdimësi ideollogjike e Partisë së punës, bën kolonën e pestë të enveristëve, ashtu siç duket kjartazi po e bën Astrit Patozi.
      E dëgjova Patozin që i pyetur nga paneli i Sokol Ballës për mendimin që ka ai për manipulimin e zgjedhjeve, të thoshte pa pikë turpi se ashtu si Rama zgjedhjet i ka manipuluar edhe Partia demokratike.
      Po a nuk ishte ky zotëri nënkryetar i kësaj partie e nuk paska ai vetë personalisht përgjegjësi për këto “manipulime” ?
      Që në Shqipëri ka pasur vazhdimisht probleme në proçesin zgjedhor, kjo ka ardhur pikërisht se shoqëria shqiptare e privuar nga zgjedhjet e lira nga “e majta” enveriste qeverisi për gati 5 dekada si një parti e vetme diktatoriale staliniste.
      Paradoksalisht, e majta aktuale në pushtet, ndonëse votohet akoma nga enveristët, një pjesë të elektoratit e ka edhe nga grupet mafioze të krimit të trafiqeve të drogës, armëve e prostitucionit që shohin tek kjo qeveri, mbështetësen e “kauzave” të tyre.
      Na e skjaro o i dashuri xxxxxx, se ti që të qenka mbushur mëndja të votosh për këtë soj “të majte” që ka ndërtuar Rama, cilit nga këto grupe të shoqërisë i përket, enveristëve apo mafies së trafiqeve ?
      Duke parë që një pjesë e nostalgjikëve të diktaturës enveriste, kanë filluar të shohin tek Rama figurën diskretituese të së majtës e kanë filluar edhe ata që ti kundërvihen me forcë atij, a mos si një forcë “e re e tretë” politike që do ta ndryshokërka sistemin , qenka rikthimi i ideve marksiste ?
      Që Rama ka kapur të gjitha institucionet e shtetit me rrugë korruptive deri kriminale, kjo është tashmë e provuar e faktuar, por ama duke pasur një sistem demokratik pluralist, nuk e ka të gjatë pushteti i tij diktatorial.
      Këtë e dëshmojnë protestat e fuqishme që mbështesin opozitën demokratike e partitë vërtetë të djathta.
      Për ty “zgjidhja” qenka që votën ta japësh për Ramën, por nuk na thua se përse.
      Çfarë të pëlqen tek ai ?
      A se është modeli i moralit të shëndoshë tradicional shqiptar e një politikan serioz e me dinjitet ?
      A mos është një intelektual me njohuri universale për demokracinë, ekonominë, drejtësinë e politikën ?
      A mos është një politikan që di të komunikojë me njerëzit si lider ?
      Ai tallet me gjithshka e me të gjithë, deri me veten e tij e bile me një gjuhë noprane, arrogante e deri banale.
      Përse atëhere si “i djathtë” të qenka mbushur mëndja për të votuar një “të majtë” të qeverisur prej tij ?
      Ka vërtetë shqiptarë me bindje të djathta që do të deshën që në Shqipëri të ketë një opozitë më radikale ndaj kësaj qeverie të diskretituar, por të pranosh publikisht se do të votoj “të majtën” ramiste, gënjen si derr kur thua se jam i djathtë

      1. Me ke lexuar por nuk me ke kuptuar or i paemer . Kur xhebrailin e pane duke i dhene nje cope buke njerit qe ishte duke dhene shpirt dhe po vuante shume te gjithe u shtangen dhe e pyeten me habi : çne qe ti je bere i mire ? Ai nenqeshi dhe ju tha : une jam po ai qe kam qene , une nuk i dhashe buke qe ai te sherohej dhe ti shpetoje vdekjes , une i dhashe atij aq buke qe ai te jetoje dhe te vuaj me shume . Tani kuptoje qe thelbi i gjtihe diskursit tim eshte me mire nje fund i tmerrshem sesa nje tmerr pa fund .
        P.S. Qe nga krijimi i njerezimit e deri me sot , jo qe nuk kam pas as edhe nje komunist ne familje por as edhe ne fis .

        1. “Jam i djathtë por do të votoj për të majtën”.
          Kështu ke shkruar e zeza mbi të bardhën o iks dhe e ke të kotë të na justifikohesh me xhebrahilë e xhahilë.
          Mos mendo se kam harxhuar kohën time që të merem me ty për të kthyer mëndjen që të votosh për të djathtën meqë thua jam i djathtë.
          Jam marë me palo komentin tënd për të evidentuar një fenomen që lidhjet i ka përsëri me “birin e Anetës”.
          Eshtë ai që ju drejtohet gjithë grave shqiptare që të tradhëtojnë burrat e tyre e të votojnë për te duke e kujtuar veten si profet i zotit.
          Është ai që siç bleu votat me para të krimit e drogës, po blen opozitë të opozitës.
          A nuk ishte Tao Palla që ndërhyri nëpërmjet mikut të tij trafikant droge , Begaj, që të zgjidhej në krye të komunitetit mysliman miku i tyre ?
          Thjeshtë duhet të kuptosh se janë xhebrailët në pushtet që po ju a bëjnë mëndjen dhallë xhahilëve si ti që kujtojnë se punët do ti zgjidhin me Kuran.

          1. Ku e pe ti qe une fola nje flaje te mire per qelbesirat(sipas Muç Nanos) e rilindjes? Sa vjeç ishe zotrote kur u kthue sistemi dhe sa je sot, ke pare ndonje ndryshim ? Ça diference kane me njeri tjetrin Nano , Berisha , Meta dhe Rama ? Pse keta kur vine ne pushtet jane me te keqinj se paraardhesi i tyre ? Pse Basha do dali me i mire se keta te tjeret ?
            Diferenca midis meje dhe teje eshte se une kerkoj ndryshim rrenjesor dhe cilesor ndersa ti mjaftohesh qe te ike Rama , por se çndodh me mbrapa nuk te intereson . Me teorine shto miell e shto uje , petet nuk kane per tu bere kurre .

          2. Ku e pe ti qe une fola nje flaje te mire per qelbesirat(sipas Muç Nanos) e rilindjes? Sa vjeç ishe zotrote kur u kthue sistemi dhe sa je sot, ke pare ndonje ndryshim ? Ça diference kane me njeri tjetrin Nano , Berisha , Meta dhe Rama ? Pse keta kur vine ne pushtet jane me te keqinj se paraardhesi i tyre ? Pse Basha do dali me i mire se keta te tjeret ?
            Diferenca midis meje dhe teje eshte se une kerkoj ndryshim rrenjesor dhe cilesor ndersa ti mjaftohesh qe te ike Rama , por se çndodh me mbrapa nuk te intereson . Me teorine shto miell e shto uje , petet nuk kane per tu bere kurre .

  5. Je ne te drejten tende te jesh mosbesues dhe i zhgenjyer nga Basha, apo t’ja japesh voten Rames, por ashtu si ti , te gjithe duhet ta kene lirine t’a ushtrojne kete te drejte vote pa u kercenuar me vendin e punes, gjoba ndaj biznesit, me buken e femijes apo me arme tek koka. Mund te aludojme sa te duam per qellimet finale te opozites, por perpjekjen imediate per zgjedhje te lira duhet ta mbeshtesim pa kushte. Nuk duhet t’i leme zhgenjimet apo preferencat personale te nderhyjne ne kete gje, sepse eshte ceshtje parimi. Po, mund te ndodhe qe opozita e sotme te behet rilindja e neserme, por nese vjen nga nje proces demokratik te pakten do te mund ta ndeshkojme dhe permiresojme fajtorin, pra veten tone ( prandaj dhe rama e bllokoi ne 2017). Demokracia dhe shteti i se drejtes jane procese dinamike me shume kahe e drejtime, qe here sjellin me shume sukses e here jo, por kjo nuk do te thote qe duhet t’i braktisim plotesisht ne kerkim te shtetit ideal te Bushatit. Po, gjithmone duhet te votojme per te keqen me te vogel( edhe pse na dhemb) dhe te perpiqemi per te ndertuar te miren me te madhe. Kjo eshte detyra per kedo i thote vetes qytetar dhe jo te votoje per motive hakmarrje apo zhgenjimi

    1. Me kete fraze ” mund te ndodhe qe opozita e sotme te behet rilindja e neserme” i ke vene kapak muhabetit . Une pikerisht kete nuk dua o Berti , prandaj dhe them te vihen kushtet e lojes ashtu siç duhen qe te jem i sigurt qe vota ime te shkoje atje ku une doja qe te shkonte dhe fitofte me i miri .
      Me teorine : Me fal se te q*va , kemi 30 vjet . Ka ardh koha ti themi te keqes se pergjithshme STOP .
      Me thuaj nje gje te vetme qe funksionon ne kete vend ? je ne gjendje te gjesh sikur nje te vetme? Kjo e ka zanafillen nga vota dhe si numerohet vota . Tung

  6. Qeveri teknike per nje kohe ta gjate?!! Po parlamenti?!! Po deputetet?!! Nga kush do te mbeshtetet kjo qeveri?!! Kush do ti votoje ligjet per ndryshimin e kodit e te tjerat?!! Fryma e shenjte?!!

    1. Dhe nje sqarim per qeverine monti ne itali. Ajo qeveri u krijua vetem per te rritur taksat dhe u mbeshtet nga shumica e partive per te rregulluar bilancet ekonomike sepse asnjera nuk donte te merrte costo elektorale

  7. Komentet jane per kundershtim te ideve, perndryshe vendos butonin ‘like’. Presupozimi jot se ne bote ka njerez te paanshem nuk qendron. Fakti se ti ndryshon ane (si mbreti grate) nuk do te thote se je i paanshem. Keshtu qe qeveria e paanshme nuk ekziston. Te huajt mund te ishin pak me objektiv, por a mund te krijojme nje qeveri me ta? Jo. Atehere, ke sugjeron ti per kete qeveri? Shoku, ti gjithashtu ke probleme me faktin se nuk kupton rolin e te huajve, qe luajne si te duan sepse kane letrat me te mira ne dore, dhe veprojne si te duan, te tallen me Ramen apo Bashen apo kedo. Ata ndoshta po tallen me Ramen duke e lene vetem, ose me Bashen, qe shkon kunder tyre here pas here. Pra ata luajne si te duan. Ata lejojne edhe ‘oligarket’, edhe varferine. Inteligjenca jone duhet te ngrihet aq sa per te kuptuar sa kemi vertete ne dore dhe pse jemi ketu, duke kuptuar fajet tona, injorancen tone ne politike (kombtare ose nderkombetare), dhe pastaj lojen e te huajve, pro ose kunder Shqiperise.

  8. Frika prej me te keqes eshte normale. Kur digjesh nga qulli i fryn dhe kosit. Por dikush duhet ta thote, dreqi ta haje, se ka pas nje kohe kur nje km rruge kushtonte 3 here me pak, kur nuk asnje gram droge apo klandestin nuk kalonte detin, kur ne parlament fliste Mark Marku dhe jo Mark Frroku, kur luftohej varferia (deri diku) dhe jo njerezit e varfer. Sigurisht ka pas shume ane te erreta, por nuk ka qene vrime e zeze qe thith cdo gje te mire si rilindja. Kete rradhe rreziku eshte qe te thithe dhe opoziten, per fat te keq. Nuk kemi luksin per shume pretendime ne keto kushte.

    1. Ti qofsh berti , une per vete jame fryre me hipokrizirat e politikes , jemi fryre 30 vjet me lugen bosh . Une nuk jam qorr apo i shurdher , i di te gjitha keto qe thua ti . Por te iki njeri e te vije tjetri dhe populli ta haje sa krahu nuk shkon . Pse Mark Frroku , Vin Roshi e shume e shume te tjere nuk kane qene dikur te PD-se ? Diferenca eshte se PD -ja ju dha tendera por nuk ju dha pushtet politik ndersa ki i gjati i beri kryetar bashkishe , deputeta dhe ministra . Por ne thelb jane kriminela . Diferenca midis meje dhe teje eshte se une them qe keta te zhduken fare ndersa ti thua le ta bjeme nje sy qorr per hater te se keqes me te madhe . Nuk ka politikane te mire , ka ligje te mira . Nuk ndertohet shtepi mbi lluc dhe aq me teper te mos kete themele fare . O sot o kurr . Respekte

  9. Kishte kohe Bushati qe nuk bente analiza.Ato te mepareshmet ishin plot kritika per qeverine e droges, e me te drejte . Pas ça kohesh heshti te thote te drejtat kunder kruellumit; siç duket e kish prish akordin me llumin: “me kritikoni sa te duash, thote ai,por kritiko edhe berishen. ” Kete pakt bushati e prishi dhe llumi ja kujtoni serish. Ne analizen e sotme nuk e lene pa futur ne te njetin thés edhe qeverine 8 vjeçare te Berishes. Me pak fjale Bushati per t’ bere shrerbimin rrames e baravons qeverisjes e pleut hajdut e te droguer me qeverine e Berishes qe beri aq pune per te miren e Shqiperise dhe te luttes kunder varferise. Per te mos u zgjatur per te tjeret qe dihet. Prandaj bushati eshte nje i shitur dhe nje rrena hihedhes ne syte e njerezve. Bravo bushati e fitove pjesen qe te eshte caktuar nga llumi me pa citrine qe ke bere ne kete rast.Ps: Nuk e permen de Berishen por i fut te dy qeverine ne te njetin thes kur thote se duet te zhbehet e gjithe strukura e 14 vejteve te fundit; pra 8 vejt berisha e 6 te vjet kruellumit i shqiptareve.

  10. Vazhdimi i marrveshjes 2017, me radhe nje here PS pastaj PD. Me mire keshtu, te pakten sqarohet edhe pozita e Opozites, qe po ta shihje me kujdes i binte anash pa hyre ne thelb.

    Skemi c’bejne do presim dhe pak sa te dale nje tjeter levizje qe ta vere gishtin mbi plage. Kete here shpresoj te jene vete njerezit qe do levizin.
    Sic thote Fan Noli, Cohuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini….i pari ti Bushat qe e kupton kete, pastaj une dhe te gjithe te genjyerit.

  11. Tre persona qe bejne sikur debatojne per shkrimin e bushatit dhe e kundershtojn ate per arsyen e thjeshte se kritikon lulune ky ka dhe rekordin e vjedhjes per km,60 km rruge 1.3 miliard euro me 6 ura te paperfunduar edhe sot,kete vjedhje te dokumentuar nga PD isti i flakte Arben Mece,drejtor i rrugeve kur lulu ishte min tran,nje politikan si lulu nuk mund te flase per vjedhje votash kur ai eshte bere kryetar bashkie me vota te vjedhura nga shteti gjykata e salihut dhe kqz e ristanit,nuk mund te flase per krim kur nxjer kriminele nga burgu per zgjedhjet 2009,prandaj dhe bushati nuk i beson luluse,nuk ka moral kjo qe lulu kerkon.

    1. Ha mut o debil rilindas që haron se shefat rilindas u kapën me fallsifikime dokumentash në vjedhjen e Astirit ku 1 km zgjerim kushtonte 18 milion, ndryshe nga pretendimet e tua idiote pa fakte por vetëm propogandë sikur Basha ka vjedhur në ato shifra idiote që ju servirte edvini që nuk gënjen asnjëherë.

      1. po per keta loqet cudia me e madhe zgjat gjysem ore. ketu fiton rama se ja ka bere trute cop cop bashes, ato pak tru.

  12. Rilindjes ja falem te gjitha!
    I falem tokat qe i mbolli me hashash, i falem pasurite publike qe i ndau me njerezit e vet, i falem taksat qe i ndau me oligarke, i falem parlamentin qe e mbushi me kriminele e dallkauke, i falem qeverine qe e mbushi me tru ne pelena, i falem drejtesine qe e mbushi me velina partie, POR per fortesen e fundit, demokracine duhet te luftoje: si burre, si grua, si pederast, me gas, me arme, me astrit e bamir, me gjak( te elises kuptohet) e me cte mundet. Ta dije mire qe per te nuk do kete pazar te lire. Cdo Shqiptar i lire qe nuk quhet bamir a patoz kete rradhe e ka ndare mendjen dhe jam i bindur qe ne fund rama do na haje ato qe s’thuhen.

  13. Une besoj, qe ikja e rames do te jete nje dite e mire per lirine. Se cfare do bejne shqiptaret me kete pak liri me shume , mbetet per tu pare. Por nje gje e di me siguri. Nuk do te rri te pres derisa Zaho te behet minister ne qeverine e babait te tij. Nuk jemi aq larg ketij skenari.

  14. Stalini ziguri xixa po diskutojne me bertin ne nje linje dhe toke te bute,keto pushta pjella te agjentit salih Bisturia kane nderruar taktike,shkruajn per nje Berti qe ky ka qene shume kritik me lulune por sidomos me salihun para shume kohesh,keta kopila te kodoshit salih qe i bejne bythelepirje po mundohen sikur ky Berti ka ndryshuar,por populli per ju Stalin zigur xixa thote Kopilat qimen e nderrojne por zakonin nuk e harrojne,bythelepirsi i tille ngel,bushati ka te drejte kur dyshon ne moralin e luluse ne gjithe keto muaj sikur po proteston me disa cetnike e skiftera te salihut.

    1. Degjo ketu o merozi i rilindjes!
      Urrejtja per rilindjen nuk ka cmim. As shitet e as blihet. Eshte ndjenja me e paster sot nder shqiptare dhe me e bekuar prej Zotit. Ne kete pike na sollen qe URREJTJA te jete ndjenja me e paster . Prandaj them qe duhet te kemi shume me shume frike nga 2019-ta se 97-ta. Dhe sidomos, ju ,merozinjte e rilindjes, do te duhet te gjeni nje vrime shume me te vogel se ajo qe ju nxorri, per te futur. E di, dhe me vjen keq ne fakt, qe me ato mama kurva qe keni, nuk do e keni shume te veshtire per ta gjetur.
      Me PD dhe Shqupin me lidh vetem dashuria per urrejtjen e tyre ndaj rilindjes. Kaq!

  15. Ti je nje kopil i kodoshit salih agjentit te UDB Bisturia qe 97 vrau 4000 njerez ne 2009 dogji nje fshat te tere 30 te vdekur 300 te plagosur dhe 320 shtepi te shkatarruara dhe e mbylli me 4te vdekur ne shesh 26te plagosur,ky eshte ai salih qe ti stalin zigur xixa juri fax byroisti i PD alias Berti dhe vazhdoni ti lepini bythen salihut

    1. Ku i ke marrë këto shifra o i marrë?

      Ti je idiot.

      Duke qenë idiot ke besim shumë tek vetja se me këto shifra “futja kot” do të të besojnë sivëllezërit e tu qelbësira idiote parazite rilindase.

      Ose ndonjë idiot tjetër ti ka thënë dhe ti si idiot i vërtetë i ke besuar.

      Në të dy rastet e konfirmon që je idiot i vërtetë.

    2. Saliu eshte fiksimi juaj o mjero-lindas. Vdekjen e Saliut ju do ta vuani 10 here me shume se PD-ja, se do t’ja u mbyllte gojen komplet. Keni 30 vjet qe merrni vota duke thene “Saliu eshte malok nga Tropoja”. Kaq eshte e gjithe rilindja e PS-ja + ish nomenklature, trafikante droge, kriminele gjithfaresh, mashtrues ordiner, njerez me gjini te papercaktuar dhe hajvane kogenitale si zotrote.

  16. MUND TE JETE NJE LOJE MES BASHES E LULIT …MENDONI SA NGA JU E KENI MENDU LARGIMIN NGA VENDI…Çfare te mire i kane pru vendit ..po zhdukemi si shtet..po tkurremi si popull

  17. Lexoj shkrimet dhe me vjen keq , asnje nuk mendon per te ardhmen e vendit por jane militant te rendomt qe kerkojne te zene nje vend pune . prandaj dhe patrite ne kete vend bejne palle. palle bene edhe pallaveshi i rikurvave palle bene dhe bukuroshi i berishes ,palle ben edhe monaliza e hadutev .RROFTE PD + PS +LSI , RROFSHIN DHE MILITANTET

  18. O qelbes shifrat i ka nxjere arkiva dixhitale e kastriot dervishit por jo vetem mer gazetat e kohes qe te kuptosh cfare ka bere agjenti Bisturia ne 26 vjet pushtet,por kur trute ti ka perdhunuar salihu o qelbesi i PD o kopili i kodoshit salih,pregatituni per protesten e radhes,therrit cetniket shpellaret skifteret dhe maloket e salihut dhe digjni gomat dhe pastaj hani dhe nga nje MUT te madh.

    1. O pioner rilindas gazetat janë dokumente të dorës së tretë ose janë krejtësisht fake.

  19. Testin e alkoolit, thote. Keta nuk kalojne as testin e alfabetizimit. Nuk thoshte kot Einstein: ” Sa here lind nje rilindas, vdes nje debat racional”.

  20. Ju te arsimit te Vitrina e zenit te salihut dhe aty prap ngeles,sot te podrumet e shqupit 180euro dhe bythelepirje salihut

  21. Ik e meso o idiot, se nuk do rrojne 100 vjet Fuga dhe Shqiperia mes shaleve te Edi Rames. Shpreso qe t’i kalojne edhe 100 dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *