• |
ide | kryesore

Basha thirrje qytetarëve: Bojkotoni ekranet e TV që janë blerë nga Rama

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri një thirrje të pazakontë nga protesta e zhvilluar në Elbasan. Ai u kërkoi qytetarëve të bojkotojnë çdo ekrani TV që sipas tij është “paguar me lekët që u vidhen shqiptarëve për t’u bërë vegla të autokratit më të korruptuar e të inkriminuar të Ballkanit kundër opozitës dhe qytetarëve”. Por kreu i opozitës nuk përmendi emra. 

“Shërbëtorucët e ekraneve qeveritare i dalloni fare lehtë. Në ekranet e tyre, të njollosura nga paratë që u grabiten shqiptarëve dhe u jepen pronarëve të këtyre ekraneve, bëhet propagandë nga mëngjesi në darkë kundër bashkimit të shqiptarëve, kundër tiranisë, bëhet propagandë kundër opozitës, shpiken sebepe pse qëndresa jonë po shqetësoka qytetarët dhe qarkullimin e tyre, vetëm për shkakun se pronarët e këtyre televizioneve marrin miliona euro të vjedhura nga xhepat tuaj, drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe i shërbejnë Edi Ramës, duke u munduar të këndojnë këngën e vjetër të përçarjes. Turp për ta!

Dua t’i paralajmëroj sot se, përveç shërbimit që i bëjnë padronit të tyre, njësoj si oligarkëve, njësoj si kriminelëve, shqiptarët nuk do t’ua falin! Mos i merrni shqiptarët për budallenj! Ekranet tuaja janë të djegura.

Bojkoti ndaj jush është përgjigja më të cilën shqiptarët do t’ju kthejnë reston. Bojkot ndaj çdo ekrani të paguar me lekët që u vidhen shqiptarëve dhe që cilët janë bërë sot veglat e autokratit më të korruptuar e të inkriminuar të Ballkanit, njeriut që ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë dhe që e trajton Elbsanin dhe Shqipërinë si çiflig.

Po kështu, përgjegjësi do të mbajnë edhe oligarkët, edhe ata që fusin duart në buxhetin e shtetit, në xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe, nga ana tjetër, kthejnë kokën e bëjnë sikur nuk shohin padrejtësitë që bien mbi kurrizin tuaj, Ta dinë fare mirë se jo vetëm qeveritarët, jo vetëm nëpunësit, por të gjithë aksesorët e Edi Ramës në këtë krim kundër Shqipërisë do të mbajnë përgjegjësi. Dita dhe ora për këtë po afron dhe nuk ka fuqi mbi tokë që ta ndalë” –tha Basha.



8 Comments

  1. Bashe o bashe, shume qef do kishim, por nuk ke asgjo e burr i dheut, me noka e paloka nuk bohet PD, e per ne shume jo koalicion me kryehajdutin e kombit me ze e me figure

    1. keqardhje-75 vite zhele stalini dhe prap nuk u ngope.trego se qfare beri per 18 vite edvini pos pallate,kokain.kanabis e perdhunues,vrases,trafikant.njejt si enveri me mar ju mbajti si kafsh.athere kishe rtsh dhe zeri i popullit sot ke te xhith tv qenefi i rames.tash ik qoji roshhit vellan e mitur se nuk ka perdhunu ka koh,e po nuk perdhunoi nuk vjedhe blen vota.

  2. Une po shikoj tv e rames news24,ora,A2,faxnews,shijak tv etj qe gjithe diten perserisin fjalet qe lulu perserit kudo

  3. Do te shohin TV .Skemi lek per femijet per lodra e vete per teater apo kinema .Palacot Rilindase te cirkut na friksojn edhe femijet..

  4. Obobobo sa ne dit te hallit ka shku pd,me kta ne opozite e 10 vjet rame kokainen peshqesh do ta kemi kryeminister

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *