Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha rrëmbeu çmim në eventin e madh muzikor Billboard Music Award.
Ylli i muzikës pop mori çmimin ‘Top country song’ për këngën ‘Meant to be’ në bashkëpunim me Florida Georgia Line. Ajo ishte nominuar edhe në kategorinë Top Radio Song por çmimi u rrëmbye nga Cardi B dhe Maroon 5 me këngën ‘Girls like you’.