• |
ide | kryesore

Çfarë ka ndodhur/ 2 vjet përplasje mes Ramës dhe Haradinajt

Kryesore, Lajme

9 shtator 2017 Ramush Haradinaj do të betohej si kryeministër në Kuvendin e Kosovës. Ai merrte këtë detyrë pas një periudhe të gjatë tranzicioni dhe paqartësie që prodhuan zgjedhjet e parakohshme të qershorit dhe që arritën në krijimin e një qeverie pas lëvizjes së fortë të partisë së Behgjet Pacollit.

Deri në atë kohë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës kishin qenë në dukje “vëllazërore”, duke nxjerrë krye pakënaqësitë në raste sporadike siç mund të ishin taksat dhe tarifat në dogana apo bllokimi mallrave në të dyja anët e kufirit në një luftë tregtare të pashpallur. Kryeministri Rama kishte ruajtur një linjë paqësore me homologun e tij Isa Mustafa, por kur në karrigen e të parit të qeverisë së Kosovës u ul ish-komandanti i UÇK-së duket se gjërat nuk do të ishin si më parë.

Nuk do të kalonte shumë kohë dhe Prishtina do ta shprehte pakënaqësinë ndaj Ramës duke i tërhequr vëmendjen se në arenën ndërkombëtare nuk duhej të sillej edhe si kryeministër i Kosovës. Haradinaj ia bëri të qartë që në fillim se “Rama nuk e përfaqësonte Kosovën në takime ndërkombëtare, pasi ajo ka një qeveri sovrane e cila i merr vetë vendimet”.

Në sipërfaqe përplasja Rama – Haradinaj do të dilte në 17 shkurt të 2018-ës kur Rama do të guxonte të fliste edhe për një çështje thellësisht të brendshme të Kosovës siç ishte demarkacioni me Malin e Zi. Kryeministri shqiptar do të shigjetonte Haradinajn, (një kundërshtar i marrëveshjes në opozitë) se tashmë nuk mund të bllokonte liberalizimin e vizave të vendit të tij.

LEXO EDHE: Rama-Haradinaj / Përplasja mes një kllouni dhe një badigardi

Në një intervistë në Klan Kosova Rama tha se “mbajtja peng e demarkacionit ishte një shpikje e Ramush Haradinajt”, citon lapsi.al. Akuza e bërë në mënyrë të papërgjegjshme ishte mjaft e rëndë. Kryeministri kosovar reagoi flakë për flakë. “Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll” – shkroi i revoltuar Ramushi nw Facebook.

Edi Rama ndjeu shpejt se kishte bërë një gafë dhe po atë natë postoi një foto në Facebook duke trokitur gotat me Haradinajn. U duk se u pajtuan dhe se jehona e sherrit në portalet dhe mediat në të dyja anët e kufirit kishte qenë një zmadhim mediatik. Për ta përforcuar këtë, një ditë më pas Rama do të fliste për Top Channel ku do të shprehej se nuk kishte asnjë qejfmbetje personale, por parimore.

“Jo e kishim lënë darkën pas emisionit dhe nuk kishte asgjë për të sqaruar. Unë kam bindjen time, ai të vetën, nuk ka asnjë problem”, – tha Rama, citon lapsi.al. Por Haradinaj nuk e uli tonin e replikës. Në një intervistë për KTV-në i kërkoi homologut të Tiranës të bëjë kujdes kur flet për kosovarët.

“Nëse gjithkush vjen e na tregon si t’i bëjmë punët e shtëpisë ku mbetëm ne. Është gabim Edi Rama të involvohet se çka është demarkacioni. Shikoji punët tua vëlla atje. Ki boll telashe tua. Shikoji problemet tua”, – tha tha Haradinaj.

27 gusht 2018 në Durrës do të mbahej një takim informal mes liderëve të Ballkanit. Përballja Rama – Haradinaj do të binte menjëherë në sy, kur mikpritësi i qeverisë së Tiranës tentoi menjëherë të imponohej kur i kërkoi Haradianjt të heqë kravatën. Më pas në konferencën për shtyp, Rama nuk foli për çështjen e shkëmbimit të territoreve apo ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Por Haradinaj e dinte se ai po luante nën rrogoz me Hashim Thaçin ndaj kërkoi fjalën dhe tha prerë se nuk do të pranonte lëvizje të kufijve.

“Dua të them diçka për kufijtë se është folur shumë këto kohë. Kosova i ka kufijtë e vetë, i ka me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë… Nuk mendoj se duhet ndonjë kreativitet i ri për dizenjimin e tyre, por duhet ti respektojmë këta kufij”, – tha Haradinaj, citon lapsi.al. Rama nuk foli.

Nuk do të kalonte shumë dhe 26 nëntori i po atij viti i vuri edhe një herë përballë Ramën dhe Haradinajn. Në Pejë u zhvillua një mbledhje e përbashkët e qeverive. Temë e ditës përveç kufijve ishte bërë edhe taksa 100% për mallrat serbe. Rama shkoi me një fjalim “të fortë” në mbështetje të taksës që sot thotë se duhet të pezullohet. Ishte ajo mbledhje kur Rama do të shqiptonte me plot gojë në publik “What the fuck?” dhe që nuk do të kursente kritikat për Bashkimin Europian.

Fillimi i 2019-ës do të nxirrte edhe më shumë në pah përplasjen mes dy qeverive. Në Morinë do të inaugurohej një doganë e përbashkët, por Rama nuk shkon në ceremoni dhe Haradinaj mbeti vetëm. Çështja e ndryshimit të kufijve ishte bërë temë e ditës dhe Rama ishte nga ata që po lobonte në prapaskenë për ta bindur Haradinajn të shkonte pas linjës së Hashim Thaçit.

Në shkurt u mbajt edhe një darkë në shtëpinë e re të Presidentit të Kosovës ku liderët e të dy anëve të kufirit duket se bënë një përpjekje tjetër për ta bindur ish-komanantin e UÇK-së.

“Ka pasur një iniciativë prej kryeministrit Edi Rama për një takim të përbashkët. Në fillim ishte ideja që takimi të ndodhte në Tiranë por ndodhi në Prishtinë. Ka qenë një bisedë e kujdesshme. Janë të njëjtat tema që i dijmë: taksa, dialogu, opsionet e zgjidhjes finale. Këto kanë qenë bisedat por nuk ka pasur ndonjë ndryshim qëndrimesh”, – do të rrëfente më vonë Haradinaj, citon lapsi.al. I pyetur për qëndrimin që po mbante Rama, Haradinaj do t’ja vinte edhe një herë “kufirin te thana”.

LEXO EDHE: Rama, darka e gabuar në Prishtinë

“Ai qeveris në Shqipëri, s’mundet të vendosë në Kosovë. Por mundet me pas mendim të vetin që për ne është i respektueshëm. Kërkesa për Kosovën s’mund të ketë askush. Kosova është shtet sovran dhe askush s’mund të na bëjë kërkesa. Ai kishte mendimin e vetë se është mirë me u pezullu taksa”,– do të shprehej Haradinaj për “Express”.

Në 6 mars të këtij viti, Haradinaj do të lëshonte një tjetër shigjetë ndaj Ramës. Këtë herë në një intervistë për RTSH, ai tha se taksa në rrugën e Kombit ishte në dëm të Kosovës.

“Mendoj që është një logjikë e gabume. Më vjen keq që ka ndodh kjo me taksën, tarifën në Kalimash. Është e pashpjegueshme. I kemi fol, i kemi fol. Si nuk i kemi fol, por megjithatë. Ne nuk mundemi tash me qit kushte Shqipërisë: po nuk e hoqe atë do të bëjmë këtë. Nuk bohet ashtu” – u shpreh Haradinaj.

Samiti i Berlinit e nxori edhe një herë në dukje përplasjen Rama – Haradinaj. Kryeministri i Kosovës nuk ka ndërmend të lëvizë edhe pas presionit të vazhdueshëm të ndërkombëtareve dhe aq më pak nga ai i Edi Ramës që në të tilla raste nxiton të dalë në krah të më të fortit.

LEXO EDHE: Checknews/ Kush gënjen, Edi apo Ramushi?

Pas darkës së thirrur nga Merkel dhe Macron, Haradianj do të thoshte se “Rama i bënte presion në gjuhë të huaj më shumë se vetë Vuçiç”. Vetë Rama e hodhi poshtë duke e quajtur homologun e anës tjetër të kufirit “gënjeshtar për të dalë burrë i mirë”, por pranoi se u kishte shkuar pas avazit fjalëve të Macron dhe Merkel duke lënë në shtëpi fjalimin e famshëm kundër europianëve “What the Fuck”. ©LAPSI.al

11 Comments

  1. Vetem SPAK dhe BKH qe drejtohen nga miqte e perjetshem dhe gjigande te kombit shqiptar SHBA do spastrojne korrupsionin dhe hajduterine ne elitat politike , ekonomike dhe mediatike ne Shqiperi dhe me pas ne Kosove. Lojrat lokale politike nuk e pengojne dot rrugen e aleatit gjigand te shqiptareve SHBA per ringritjen e kombit shqiptar ne Ballkan.

  2. Shkulqepe a ke shkuar ne Berlin apo jo? A e di Hajro qe Ti je shume i mencur njelloj si Haxhiu? Si pjese e asaj qe nuk ka pjese shko dhe pshurru ne fshatin tend dhe krijo nje vend per Balliun e ri.

  3. Pse lodheni kot!? Ramushi e ka te shkruar ne balle provincialin kokeforte dhe injorant.
    Deri tani Kosova nuk ka pare asgje te mire prej tij dhe koha do te jete ajo qe do trgoje bemat e tij.

    1. Bjeri ne nji vrime o i paemer i 13:57!
      Koha po e tregon se sa pak kan mbete burra me shtylle korrizore!
      Nder te paktit asht z.Haradinaj!
      E sa per kokefortesine,dije se asht tipar i njerzve me karakter te forte!
      Inteligjentet e pordhes e katandisen kombin tone ne PESE (5)shtete!
      Mendo mire kur shkruan,burra plasteline nuk na duhen ma!

  4. RUSI RAMA RAMA KA DY QELLIME COPTIMIN E KOSOVES DHE SHQIPERIS NE NJE FORME A NE NJE TJETER PER KOSOVEN PUNON ME THACIN VUCICIN DHE RUSIN NDERSA SHQIPERIN E KA KTHYER NE KADRINJE HYSEN RAMAZAN NGA NJERA ANE DHE NGA ANA TJETER GREGOR,KRISTAQ,JORGAQ,THANAS, VELI GRISELD,JOLEZ,KRIM DEGRADIM…………..

  5. nuk e ka per here te pare edvin baxhella,osht pa shtylle kurrizore,ky fundrrin i ka bo kto gjona ne shpin e vet jo mos ti boj me tjeret

  6. Ky juri i ka zevendesuar denjesisht stalinin zigurin fax xixa tepelena,se keta jane mare me shperndarjen e eurove me zarfa neper cetniket qe do marin pjese ne proteste sot,juri po ja kalon zellin ketyre per bythelepirje te salihut,urime per vendin e punes

  7. Ne keta 2 vjet o z Andi ka ndodhur cudia. Serbet per here te pare ne histori po e njohin Kosovarin zot ne token e vet. Per here te pare po i lepihen e po i luten. Kjo tregon se tani kane rene me nje trim si Boletini e Mic Sokoli.
    Ne te shqiperise duhet te tregojme me shume respekt per shqipetaret e Kosoves per vete faktin se ata kane luftuar me trimeri per pavaresine e shtetit ame dhe kunder zgjedhes se rende mbi kurriz nga serbet. Lumenjte e Kosoves jane skuqur shume here nga gjaku i kosovareve si pasoje e kryengritjeve me arme ne dore
    Respekte z. Haradinaj.

  8. une ne fakt ka 28-vite qe sbej dhe skame ber nje dit pune ne shtet por por ky eshte opinjoni im per kete qeveri mun te jet dhe i gabuar po keshtu me duket mua tani po i dalin fushes te gjitha mashtrimet dhe planet pershendetje i paemer .

  9. Nuk ke bere pune ne shtet thua,por nuk ka lidhje ku ke punuar por cfare ti thua o zevendesuesi i denje i stalinit zigurit xixa fax .arit dhe vazhdo puno ku ke qef,por mos mendo e jeto si cetniku salih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu