• |
ide | kryesore

Gjermania tha “Po” për liberalizimin e vizave, Haradinaj: Gati grupi i punës

Planet



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, se pas marrjes së përkrahjes së Gjermanisë lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, është formuar një grup ekspertësh që do të bashkëpunojë në rrafshin e përmbushjes së standarteve adekuate me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë.

“Qeveria ka formuar një grup pune për bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave…Kabineti qeveritar, në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim për krijimin e Grupit Punues për bashkëpunim me Ministrinë Federale për Punë të Brendshme Gjermane dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.”- njofton Haradinaj.

Në takimin që zhvilloi të hënën gjatë punimeve të Samitit të Berlinit me ministrin e Brendshëm të Gjermanisë,  Horst Seehofer-in, kreu i AAK-së mori garancinë e liberalizimit të vizave që do të mundësojë lëvizjen e lirë të shtetasve të Kosovës përreth hapësirës “Schengen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *