• |
ide | kryesore

Itali/ Trafikonin lëndë narkotike, pranga 2 shqiptarëve dhe 1 marokeni

Lajme, Të fundit



Policia e Riminit ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë të moshës 23-vjeçare, si edhe një shtetas maroken, 28 vjeç, nën akuzën e trafikut të drogërave të llojit kokainë, marijuanë dhe hashash.

Mësohet se aktiviteti i të ndaluarëve është zbuluar fillimisht nga vendqendrimi i trafikantëve nëpërmjet fqinjëve, të cilët kanë raportuar më pas tek forcat policore, që ndërmorrën një hetim 3 mujor për dëshmimin e veprimtarisë së tyre kriminale.

Dy shqiptarët në bashkëpunim me marokenin shpërndanin lëndë narkotike për grupmosha të ndryshme. Të arrestuarit pritet të njihen ditën e enjte me masën e sigurisë nga organi i gjykimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *