• |
ide | kryesore

Ka 2 vajza, Jorida Tabaku zbulon gjininë e fëmijës së tretë që pret

Paparazzi



Edhe pse nën ethet e protestë së opozitës, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka gjetur kohën për të qenë në studion “ABC News”, ku ka konfirmuar lajmin e ëmbël. Gazetarja Mirela Milori i tha se ajo është nënë e dy vajzave dhe se pret një fëmijë të tretë. Jorida u shpreh se është pritje të një djali.

Mirela Milori: Unë iu falënderoj shumë juve që në situatën që jeni gjetët kohët dhe ndenjët me mua. Një kuriozitet shumë të vogël, keni dy vajza prisni fëmijën e tretë, është djalë apo vajzë?

Jorida Tabaku: Është një djalë dhe unë shpresoj shumë që ky të mos jetë thelbi i lajmeve të sotme. Sepse diskutimi sot ishte dhe është tek protesta.

Mirela Milori: Po një bisedë mes zonjave sepse e vlerësoj shumë që jeni në këtë situatë dhe qëndruat kaq gjatë në studio dhe faleminderit që ishit këtu.

Jorida Tabaku: Nesër më lejon që të them edhe një fjali. Kjo është një arsye më shumë për mua për të protestuar. Jetoj në këtë vend, kam vendosur t’i rris fëmijët e mi në këtë vend dhe është arsye më shumë për të bëre këtë që po bëjmë. Më tregon që është rruga e duhur./abcnews



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *