• |
ide | kryesore

Lubonja: E paqartë, platforma e opozitës për qeverinë tranzitore

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, ka komentuar platformën e paraqitur nga opozita, për detyrat e qeverisë tranzitore. Lubonja tha se kjo platformë është e paqartë dhe parashikon akte për të cilat duhet pushtet i madh, gjë që e bën të pabesueshme.

Lubonja u shpreh gjithashtu se opozita e sheh qeverinë tranzitore si një instrument për të ardhur në pushtet dhe jo si një instrument të cilit i duhet dhënë pushtet, për të zgjidhur problemet.

“Pushteti i kësaj qeverie tranzitore. Kush do t’ja japë pushtetin kësaj qeverie? Si do zgjidhet kjo qeveri, e keni menduar ju?

Nëse do bësh një projekt, do ti thuash popullit, si do zgjidhet kjo qeveri. Ku e shoh problemin? Kontradikta e parë. Thuhet goditje me tolerancë zero për strukturat kriminale që blejnë vota. Kjo do të thotë, një pushtet i madh shumë, që ti të godasësh me tolerancë zero këto struktura.

Po prit zotëri, se goditjen e bën drejtësia dhe drejtësinë e ke të kapur. Kjo qeveria tranzitore, ose është revolucionare që e merr pushtetin me dhunë dhe dënon në emër të popullit, ose nëse ndërtojmë demokraci, kjo qeveri duhet menduar si do të jetë e paanshme.

Kësaj qeverie i duhet dhënë kohë, nuk bëhet dot kaq shpejt. Kontradikta është se ju e doni këtë qeveri si instrument për të ardhur në pushtet, por nuk doni t’i jepni pushtet kësaj qeverie.

Ideja është të hiqet partitokracia në Shqipëri. Ajo që ndjej unë këtu, është që kjo platformë është e paqartë dhe jo e besueshme. Duket sikur thoni, ta marr njëherë unë pushtetin pastaj shohim. Me këtë dokument, nuk më bind” – tha Lubonja.



5 Comments

  1. Lulu nuk ka bindur tosin jo me popullin,por ka arritur te binde shpellaret e dash alikos te lazaratit dhe cetniket e salihut

  2. Pabuks edhe (racist) ju ka ardhe Fundi .Lubonja Kur ka vullnet behet.Te kujkoj 2005-2006 Moren rruget te fortit..Edhe atehere nuk e besonte njeri

  3. Dhe ti arber jetonke ne llum,derrat duan lluc per te jetuar lulu po ja u krijon kete mundesi,do ta kuptoni mbas 30 qershorit ju te llumit,tosi e kuptoje sot

  4. Fatkeqsisht Basha i paqarte do te jete gjithnje. Basha punon per Ramen, pranda i beqe gjerat qellimisht te paqarta, te pa sakta, te pa verteta, te deshtuare, qe te corodis opoziten dhe populli te humbasi besimin tek PD, Basha dhe Rama jane nje i vetem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *