• |
ide | kryesore

Martohet çifti i njohur amerikan

Paparazzi, Slider



Sophie Turner dhe Joe Jonas kanë shokuar të gjithë publikun dhe fansat e tyre duke u martuar mbrëmjen e djeshme në Las Vegas në një ceremoni sekrete, fill pas Billboard Music Awards. Sipas “E!” ata shkuan në një kishë ku zhvillohen ceremonitë martesore në Las Vegas, vetëm dy orë pasi “Jonas Brothers” performuan në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve dhe plotësuan dokumentat e martesës.

Ceremonia u drejtua nga një imitues i Elvis Presley-t (siç ndodh rëndom në Las Vegas) dhe dyshja e muzikës country, Dan+ Shay performuan këngën e tyre të preferuar “Speechless”. Ndërkohë në materialet filmike që janë shpërndarë, çifti mund të shihet teksa shkëmben unazat dhe bëjnë betimet e martesës. E pavarësisht se ishte një ceremoni e papritur dhe sekrete, ishte e mbushur me personazhe të njohur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *