• |
ide | kryesore

Messi vs Ronaldo, kapitulli i ri i duelit të mijëvjecarit të tretë: kush është alieni?

Sport



Messilandia e Cristiania kanë kufij tashmë të jashtëzakonshëm, 600 gola, por krahasimi i sotëm – për arritje të mundshme, Topin e Artë të përfshirë – të shtyn të mendosh se Pleshti është shumë përpara. Duket sikur argjentinasi e ka luciduar edhe një herë talentin e tij hyjnor, mes fitores në La Liga dhe gjysëmfinaleve të Champions, për tiu dorëzuar historisë. Tani Ronaldos i mbetet, pak për të bërë, ose aspak…

Një tjetër e dhënë ekzaltuese vjen nga krahasimi i mesatareve për prezence/gol të dy fenomenëve të futbollit: Messi ka mbërritur në kuotën e 600 golave në 683 prezenca, Cristiano – që ka dy vjet më shumë – ka patur nevojë për 118 ndeshje më shumë, 801. Është pastaj edhe ajo cështja e shumë përfolur e kombëtareve, një zonë ku mbështetësit e Messi janë gati të rrëzohen kur i kujtohet – e në këtë këndvështrim është një komb i tërë që është në ankth të mësojë nëse numri 10 do të ndricojë në Kupën e Amerikës – ndërsa ata të Ronaldos e kanë një Europian në dorë.

Portugalia në fronin e Europës, e me shumë dëshirë të tregojë forcën në fazën finale të Nations League, është emblema e një suksesi, që vetëm zgjat këtë dualizëm që ka kaluar 20 vjecarin e parë të mijëvjecarit të ri. Cristiano, për të arkivuar 600 e tij, kishte përballë Inter e jo Liverpool, e një kampionat të fituar; por fama e tij e egos është e njohur kështu që pas një 6 me 5 për Leo, për Topin e Artë, dueli duket se do të përsëritet duke nisur nga shtatori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *