• |
ide | kryesore

Ramushi sfidon sërish Ramën: “Kishte dëshmitarë biseda e Berlinit”. Zbulohet cili ishte

Arkiva, Të fundit

Ramush Haradinaj e ka komentuar me thënien e At Zef Pllumit “Rrnoj për me tregue”, etiketimin si gënjeshtar që i bëri kryeministri Edi Rama përmes Facebook-ut. Homologu i tij kosovar e nuk e ka duruar dot shprehjen se do të dalë burrë i mirë para popullit duke mashtruar dhe i ka kujtuar Ramës se për ato që ai ka thënë, ka edhe dëshmitarë. “Do të tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur s’i pëlqen dikujt. Do ta tregoj çdo herë, sepse jemi në obligim të një transparence. Këtë do ta bëj edhe të ardhmen. E shoh me atë që ka thënë At Zef Pllumi: Rrno me tregue, shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj e akuzoi Ramën se i bëri më shumë presion se Merkel dhe Makron për heqjen e taksës 100%, ndërsa kryeministri shqiptar i tha se gënjente dhe se të fshehatt e takimeve nuk duheshin nxjerrë në publik (lexo shkrimin poshte).


Checknews/ Kush gënjen, Edi apo Ramushi?

Por në këtë debat me sa duket Haradinaj ka edhe një dëshmitar. Ai është ministri i Jashtëm i Kosovës dhe miku i Ramës, Behgjet Pacolli. Në një intervistë me gazetarin Baton Haxhiu, Pacolli ka pranuar faktin se kryeministri shqiptar i ka bërë presion homologut të tij kosovar për heqjen e taksës 100% për mallrat serbe (Shiko videon poshte).

Prandaj me sa duket Haredinaj flet serbes. Ai e di dhe mundet ta vërtetojë se cili është gënjeshtari.

©Lapsi.al

 

Lexo më poshte:

Edhe kryeministrja serbe kazan. Branbiç: Rama ndryshe flet kokë më kokë, ndryshe në publik

 

3 Comments

  1. Liderit global i eshte mbushur mendja qe eshte politikan. Mendon se duke kooruptuar ndonje politikan te BE-se me leke droge konfirmohesh fuqishem dhe ne arenen ndekombetare. Po sa here perpiqet i shkon huq.

  2. Deklarata e kryeministrit te Kosoves,eshte thjesht TRANSPARENCE.Por meqenese kjo nuk njihet nga qeveria jone,bile edhe shume ligje behen ne fshehtesi te plote dhe nuk njoftohen fare ne publik,por merren vesh,vetem kur shohim fillimin e zbatimit te tyre. Rama,Spiropalja,Caracaj,qe nuk dine cdo te thote transparence,i duken llafe grash,e sidomos kur jane kunder qeverise rilindjes. Ne fakt,llafe grash,eshte fakti,qe Rama,fillimisht e ka mbeshtetur vendosjen e takses ndaj Serbise,ndersa ne syte e Merkelit dhe Makronit,thote te kunderten.Per kete ndryshim qendrimi,pse nuk flet fare Spirorpalja dhe Caracaj,per kete dallkautllek te Rames?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu