• |
ide | kryesore

Ronaldo: “Tek Juventus tregova se nuk jam nga ata që bëjnë zhurmë kot”

Sport



Nga kolonat e Icon, suplementi i El Pais, Cristiano Ronaldo ka folur për përshtatjen e tij në kampionatin italian dhe tek Juventus. “Gjëja e parë që bëj kur shkoj në një klub të ri është të jem vetvetja – ka shpjeguar portugezi – Etika ime e punës është gjithnjë e njëjta. Tek Juven jam përshtatur plotësisht. E panë të gjithë që nuk jam nga ata që bëjnë zhurmë kot “.

Portugezi i ka idetë e qarta edhe për të ardhmen, ndonëse për momentin ky variant duket i largët: “Të bëhem trajner? Përse jo?”. Një karrierë e ndërtuar me sakrificë e punë, përtej aftësive natyrale. “Duhet të jesh kokëulur, të mësosh se nuk di gjithcka. Nëse je inteligjent, fiton gjëra të vogla që të përmirësojnë si atlet”.

Një jetë e kaluar në dhomat e zhveshjes dhe CR7 është nga ata që i kanë ndryshuar disa herë, për shkak të eksperiencave në klube të ndryshme dhe në kampionate të ndryshme. “Kudo flitet për futboll, as më shumë e as më pak. Por edhe për gjëra normale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *