• |
ide | kryesore

Sarandë/ Kryenin vjedhje në bashkëpunim, në pranga 3 persona

Lajme, Të fundit



Policia e qytetit të Sarandës ka vënë në pranga shtetasit,  E.G., 31 vjeç, L.Xh., 24 vjeç dhe F.H., 30 vjeç, nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

Tre të ndaluarit u arrestuan në flagrancë në fshatin Xarrë të Konispolit, teksa po udhëtonin me një automjet të tipit “Mercedez Benz”, në brendësi të të cilit u gjet një motorr-skaf i vjedhur.

Pas hetimeve të kryera nga blutë e Sarandës, rezultoi se objekti i vjedhur ishte në pronësi të shtetasit I.D, me banim në Ksamil.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *