• |
ide | kryesore

Shkodër/ Policia bashkiake largon me forcë tregtarët

Lajme, Të fundit



Policia bashkiake ka debatuar ditën e sotme me tregtarë, të cilët duke mos patur një vend për të shitur produktet  e tyre në tregun rus kanë dalë sërish në trotuar.

Menjëherë aty ka shkuar policia bashkiake dhe ajo e rendit për të mos i lejuar. Tregtarët kanë nisur debatet duke mos qenë dakord pasi ata nuk kanë një vend tjetër për të shitur. Tregtarët thonë se shesin aty prej 30 vitesh.

Bashkia Shkodër ka rikonstruktuar tregun Rus, por tregtarët thonë se përveçse të gjitha vendet janë zënë, produktet e tyre nuk janë të përshtatshme për t’u shitur aty. Ata janë dakord që të lirojnë trotuaret, por kërkojnë nga ana tjetër që bashkia Shkodër t’i gjejë një vend për të shitur.



3 Comments

  1. Po’ ti cpate moj Voltane
    ketà njerez duan te hane
    Kur ske buke ne shtepi
    Nuk mendon per bukuri
    Dhe njerezia thone
    Mire Vlora dhe Berati
    Po’ Voltana c’pati

  2. Qendra e majte,qendra e djathte
    Nje vrime ku Jane futur
    Komuniste ,spiune qe sjua ndjen fare
    Per kete popull te varfer.

  3. Voltane ike shiko ne Elbasan
    Ska cep rruge e rrugice PA tregetare
    Te gjithe me nga nje arke per te nxjerre kafshaten si ne kohen e migjenit
    Po’ lala Qazimi si luan se jemi ne Prag zgjedhjesh
    Ti Moj cupe kordinohesh me partine
    Apo varja Pd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *