• |
ide | kryesore

Video / Europa League: Lacazette dhe Aubameyang mposhtin Valencia, Pedro shpëton Chelsea

Sport



Arsenal-Valencia dhe Eintracht Frankfurt-Chelsea kanë luajtur sot takimet e vajtjes në kuadër të gjysmëfinaleve të Europa League. Arsenal ka triumfuar 3-1 ndaj Valencia, ndërsa Chelsea ka marrë një barazim minimal në ndeshjen që u zhvillua në Gjermani. Kështu pas kësaj fitoreje londinezët e drejtuar nga Unai Emery shkojnë më komodë në ndeshjen e kthimit në Spanjë. Nga ana tjetër, gjithçka ka mbetur e hapur për Chelsea që do të presë në shtëpi Eintracht.

Në “Emirates Stadium” të parët që kaluan në avantazh ishin spanjollët. Mouctar Diakhaby shënoi në minutën e 11′ të takimit. Nuk ka vonuar reagimi i vendësve, me Aubameyang që niset me furri për t’i shërbyer më pas një asist Alexandre Lacazzete që shënon në të 18′. Pas vetëm 8′ minutash francezi realizoi edhe golin e dytë (26′). I shkëlqyer këtë mbrëmje, Aubameyang shënoi golin e tretë në minutën e 90′ duke vulosur rezultatin e ndeshjes.

Në takimin tjetër, gjithcka ka mbetur e hapur pas barazimit 1-1 mes Eintracht Frankfurt dhe Chelsea. Vendësit shënuan të parët me anë të Luka Jovic në minutën e 23′. Por përpara se skuadrat të shkonin në pushimin pas pjesës së parë, Chelsea barazoi rezultatin me Pedro Rodriguez (45′). Edhe futja e Hazard dhe Kovacic në pjesën e dytë, nuk solli asnjë ndryshim për Chelsea, ndërsa nuk pati minuta për Higuain.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *