• |
ide | kryesore

Video/ Goditje dënimi? Po, për Liverpool! Grushti i Messi tërbon Reds: “Duhet skualifikuar”

Sport, Video



Polemikat nuk vonuan. Mbërritën si gjithnjë, me përpikmëri! Tifozët e Liverpool nuk janë më vetëm, sepse tani edhe ata të Real Madrid dhe të gjithë anti-barcelonistët janë me ta: 3-0 i Barcellona, në ndeshjen e vajtjes gjysëmfinale të Champions, zhvilluar në Camp Nou, ka lindur në fakt nga një gabim i pafalshëm (sipas kundërshtarëve të argjentinasit) i arbitrit Bjorn Kuipers, që ka ngatërruar “të majtën” qme të cilën argjentinasi goditi Fabinho për një faull të lojtarit të Liverpool në dëm të 10 blaugrana.

Imazhet që në këndvështrimin e videos që qarkullon në rrjet duket se evidentojnë një goditje me grusht të Leo, më tepër se një bllok të mesfushorit të Reds ndërsa Messi tentonte kombinimin me Suarez. Përsëritje të tjera në fakt janë më pak të qarta. Por ndërkohë është polemikë dhe tifozët e Liverpool kërkojnë tashmë skualifikimin e argjentinasit!




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *