• |
ide | kryesore

Video/ Mendy tërbon tifozët e Liverpool: tregon gishtin e mesit, pas golit të Messi

Sport, Video



Beteja e gjatë dhe e paparashikueshme mes Manchester City e Liverpool për triumfin në Premier është tashmë në përplasjet e fundit, por ka menduar Benjamin Mendy ti hedhë benzinë zjarrit. Mbrojtësi i majtë i Manchester City, prezent në shkallët e Camp Nou, është lëshuar në një ekzaltim të shëmtuar, pas golit të Lionel Messi, që lejoi Barcellona të marrë fitoren e fortë 3-0 përballë Reds.

I filmuar me telefonin, me shumë mundësi të ndonjë mikut të tij, francezi ka treguar gishtin e mesit, gjest që i ka tërbuar tifozët e Liverpool, të bezdisur edhe nga festimi i ekzagjeruar i dy anglezëve si Lineker e Ferdinand, pas goditjes spektakolare të dënimit të shënuar nga Messi.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *