• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni festimin e çmendur të dy anglezëve: Ferdinand e Lineker harrojnë komentimin, pas perlës së Messi

Sport, Video



Champions League dhuron emocione e Lionel Messi ishte, edhe këtë herë, i jashtëzakonshëm. Vështirë të gjesh një epitet të përshtatshëm për numrin 10 të Barcelonës, pas performancës së bërë në Camp Nou, në gjysëmfinalen e vajtjes kundër Liverpool. E vështirë të mendosh që dy anglezë mund të gëzohen kaq shumë për fatkeqësinë e një skuadre angleze, edhe pse goli i shënuar nga kampioni i katalanasve është spektakolar.

Në kabinën e transmetimit ishin anglezët Rio Ferdinand e Gary Lineker, në rolin e opinionistëve për tv BT Sport, që nuk kanë arritur ta frenojnë lumturinë e tyr, pas golit të 3-0 të shënuar nga Pleshti me një goditje dënimi të telekomanduar.

Një gol i jashtëzakonshëm, edhe për ata që nuk janë tifozë të Barcellona, një gjest teknik fenomenal, por duket se festimi i cmendur i dy komentatorëve anglez ka rrënjë më të thella. Mbrojtësi ka qenë një kolonë e Manchester United e rivaliteti me Reds është i ditur, ndërsa sulmuesi ka luajtur në skuadrën tjetër të Liverpool, Everton, e madje edhe me Barcelonën. Dy anglezë të cmendur nga gëzimi për një gol të pësuar nga një skuadër angleze dhe kjo vetëm e bukur nuk është…

https://www.youtube.com/watch?v=GhoOu4eVPHI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *