• |
ide | kryesore

Vrasja e ish-policit Bilali, Gjykata cakton masën e sigurisë për një nga të dyshuarit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 47-vjeçarin Arben Xhetanin, i cili u arrestua një ditë më parë nën akuzën e vrasjes së ish-policit, Arben Bilali.

Sipas informacioneve të bëra të ditura nga Policia, Xhetani shfaqet në pamjet filmike të katër kamerave të sigurisë që ndodhen përreth perimetrit të zonës ku mbeti i vrarë ish-efektivi, duke larguar nga vendngjarja një pistoletë, që dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Mësohet se i ndaluari ka mohuar të ketë lidhje me armën e gjetur në zonën e krimit. Ish-polici Bilali u ekzekutua me 10 plumba më 30 janar të këtij viti, në afërsi të banesës së tij në Selitë. Atentatorët u vunë në ndjekje të makinës së tipit “Golf 4” ku 50-vjeçari udhëtontë si pasagjer dhe kryen ekzekutimin në  rrugën “Daniel Ndreka”, pranë banesës së viktimës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *