• |
ide | kryesore

Abana Osmani rikthehet sërish në media

Paparazzi, Slider

Që pas rolit si opinoniste në “Top Show Mag”, Albana Osmani nuk ka qenë e impenjuar me asnjë projekt televiziv dhe në ekran e kemi parë vetëm si të intervistuar në emisione të ndryshme. Shkak për këtë, mund të ketë qenë mungesa e një propozimi interesant ose fakti që moderatorja i është përkushtuar me kohë të plotë fondacionin ndërkombëtar “Ti je një Luledielli”.

Megjithatë tani duket se është koha e duhur për të që të kthehet në media, por jo në atë që jemi mësuar ta shohim. Me anë të një postimi në Instagram, ajo tregon se shumë shpejtë do ta shohim në një radio, emri i së cilës me shumë gjasa do të jetë “O1” ose ‘O One” dhe slogani do të jetë “Turn on your life”, pra “Ndize jetën tënde”. Besoj se e kuptoni analogjinë mes jetës dhe radios në këtë slogan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu