• |
ide | kryesore

Ambivalenca mes BE-së dhe Rusisë, Vuçiç sqaron: Pa evropianët nuk mund të zgjidhim asnjë problem

Planet



Në një koment të publikuar në të përditshmen serbe “Kurir”, Presidenti Aleksandër Vuçiç, nënvizon se sigurimi i një të ardhmeje të sigurt për Serbinë prevalon për nga rëndësia mbi procesin e integrimit dhe aspiratën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Këtë nuk mund ta arrijmë vetëm, andaj na duhen miqtë”, shkruan Vuçiç, duke bërë një aluzion që nënkupton partneritetin me BE-në, si edhe miqësinë tradicionale me Rusinë.

Lidhur me Samitin e Berlinit, që mblodhi të hënën në një tryezë informale bisedimi liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Vuçiç shkruan se ndarjet me prapavijë ballkanike kishin më shumë rëndësi për disa politikanë, kundrejt nevojës për zgjidhjen e konflikteve me kompromis në përputhje me interesat e përbashkëta.

Në shkrimin e tij, kreu i shtetit serb përmend edhe takimet që ka zhvilluar me përfaqësues të Kinës dhe të Rusisë së fundmi në Pekin, në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”, duke vënë në dukje se pavarësisht fuqisë superiore të SHBA-ve apo të shteteve të tjera, “duhet kuptuar se pa gjermanët dhe francezët, pa italianët dhe evropianët e tjerë, Serbia nuk do të mund të zgjidhë asnjë problem në të ardhmen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *