• |
ide | kryesore

Atletja transeksuale, Semenya, fiton në Doha dhe sfidon Iaaf: “Nuk do bëj asnjë kurë hormonale”

Sport



Në takimin e parë të Diamond League 2019, që po zhvillohet në Doha, në Katar, Caster Semenya, fiton garën e 800 metrave për femra me kohën 1’54″98. Atletja transeksuale ka gjetur momentin të kundërshtojë vendimin e Iaaf (Federatës Botërore të atletikës) që i ndalon të garojë në 800 metra pa ulur më parë nivelin e testosteroneve: “Nëse para meje ka një mur do ta kaloj. Nuk do të bëj asnjë kurë hormonale, por do të vazhdoj të stërvitem e të vrapoj”.

Caster Semenya ishte përpara një dileme: të vazhdojë në 800 metra por ti nënshtrohet kurave hormonale që të ulë nivelin e testosteroneve, ose të provojë “kapërcimin” drejt distancave 3000 metrë e lart. Afrikano jugorja po përpiqet të përballojë udhëkryqin e karrierës në mënyrën e saj: duke vazhduar të vrapojë, drejt në rrugën e saj, duke vazhduar të luftojë kundër rregullave të Iaaf. Federata Botërore e Atletikës è mbështetur edhe nga Gjykata e Arbitrazhit të Sportit në Lozanë ka vendosur se atletet intersex (dmth “me zhvillim të ndryshëm seksual”) si Semenya e Francine Niyonsaba, që vrapojnë në distancat përfshirë 400 metra e 1.609 metra, duhet që nga e mërkura e 8 majit të ulin nivelin natyral të testosteroneve në 5 nanomol për litër në gjak, nëse duan të vazhdojnë të konkurojnë me femrat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *