• |
ide | kryesore

Degradon sezoni i PSG: Mbappè pezullohet tre ndeshje, Neymar rrezikon një super-dënim

Sport, Video



Pavarësisht se kampionati francez është arkivuar me disa javë para kohe, në kampin e Psg është kaos total. Kampionët e Francës janë duke marrë rezultate shumë zhgënjyese e disa prej lojtarëve kanë përfunduar në shënjestër të kritikave për sjellje që në fushë nuk kanë të bëjnë fare. Në vecanti parisienët rrezikojnë të paguajnë shtrenjtë finalen e Kupës së Francës humbur me penallti kundër Rennes, kur më shumë se fitorja e kuqezinjve me përmbysje ka bërë zhurmë sjellja e Mbappé e Neymar.

Talenti i ri francez është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 118’ për një faull të rëndë në dëm të Damien Da Silva, ndërsa braziliani ka reaguar ndaj provokimeve të një tifozi në shkallët e stadiumit, duke e goditur me shuplakë në fytyrë, pak caste para ceremonisë së medaljeve.

Komisioni Disiplinor i FFF (Fédération Française de Football) ka vendosur të dënojë rëndë Mbappè, i pezulluar për tre ndeshje, ndërsa ka bërë të diturt se është hapur një hetim kundër ish-sulmuesit të Barcellona, që tani rrezikon deri në 8 ndeshje skualifikim.

Kjo është komunikata e FFF publikuar në faqen zyrtare: “Mbledhur në 2 maj 2019, Komisioni Disiplinor Federal, pas finales së Kupës së Francës mes Stade Rennais e Paris Saint-Germain, luajtur të shtunën në 27 prill në Stade de France, ka sanksionuar Kylian Mbappé me një skualifikim për tre ndeshje dhe ka hapur një procedim kundër Neymar, të dy futbollistë të Psg”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *