• |
ide | kryesore

Dështimi i Milan me pasoja…nuk digjet vetëm Gattuso

Sport



Kriza që është duke shoqëruar Milanin nuk mund të zbehet dhe nuk ka ndërmend të zgjidhet. Rënia që ka pasur “Djalli” në periudhën e fundit, sidomos me shumë ndjeshmëri ka qenë eliminimi nga Kupa e Italisë dhe fakti që objektivi Champions League është gjithmonë e më shumë larg, ka sjell konfirmimin që, vitin e ardhshëm, do të ketë revolucion. E ardhmja e teknikut Gennaro Gattuso duket tashmë e përcaktuar. Rino do ta mbyllë sezonin në vazhdim dhe pastaj do të kërkojë një skuadër të re ku të stërvisë.

Rikonfirmimi i tij nuk duket një opsion i mundshëm në asnjë rast. E tashmë ka nisur gara për trajnerin e ri. Mbi të gjitha, Gattuso nuk do të jetë i vetmi që do të paguajë këtë finale të hidhur të sezonit. Sipas La Gazzetta dello Sport edhe pozicioni i Leonardos do të jetë në rrezik. Drejtuesi nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga objektivat e fiksuara. Për më tepër, raportet me administratorin Gazidis janë të ftohura (kanë pasur fërkime edhe në të kaluarën). Për të mos u përjashtuar, pra, që në përfundim të kampionatit edhe Leonardo mund të bëjë valixhet dhe të rivihet në lojë gjëkundi tjetër.

Në realitet klubi kuqezi do të jetë tashmë në punë për të gjetur zëvendësuesin e Leonardos. Emri më i nxehtë do të jetë ai i Campos. Drejtori sportiv aktual i Lille do të jetë shumë i mirëpritur nga drejtuesit e Djallit për kapacitetin e tij të madh për të zbuluar talentet (mes të gjithëve, mjafton të thuash Mbappe i zbuluar pikërisht nga Campos). Drejtuesi i Lille, në të kaluarën, është kontaktuar edhe nga Roma. Që nga qershori ai mund të bëhet drejtuesi i ri sportiv kuqezi për t’i dhënë jetë, së bashku me trajnerin e ri, projektit për një rinovim të menjëhershëm dhe të thelluar të skuadrës së Milanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *