• |
ide | kryesore

Filozofi Sarri: “E ardhmja tek Chelsea? Me sa di unë, po…”

Sport



Maurizio Sarri, trajneri i Chelsea, ka komentuar barazimin ndaj Eintracht Frankfurt me qartësinë se triumfi në Europa League mund të jetë kartvizita ideale për qendrimin në Londër. Në fakt duhet një kualifikim, por 90 minutat e para kanë qenë premtuese, edhe pse starti ishte jo i mirë: “Mendoj se po, kemi bërë 20 minutat e para me shumë gabime, skuadra të jepte përshtypjen e administrimit të rezultatit, por ne nuk jemi këto. Pasi kemi nisur të luajmë e kemi bërë dhe e kemi çuar deri në fund. Skuadra që meritonte të fitonte ishim ne. Fitorja këtu do të na kishte dhënë më shumë mundësi për të arritur në finale”.

Nëse gjithcka në Europa League, edhe në gjysëmfinalet e kthimit shkon sipas parashikimit, në finale do të jetë e gjitha një sfidë angleze, madje londineze: “Nuk e di, sinqerisht nuk më intereson shumë. E rëndësishme është të shkojmë ne atje”.

Teknikut natyrisht do ti bëhej pyetja lidhur me të ardhmen në Londër, pas një sezoni me luhatje, por italiani është krejt i qetë dhe e merr me filozofi: “Për sa më përket mua po, mua ky kampionat më intrigon shumë. Jetohet në një atmosferë shumë të bukur. Niveli është cilësor, mua më pëlqen” përfundoi Sarri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *