• |
ide | kryesore

“Guardiola kurrë tek Juventus”: ndalimi vjen nga…një këngëtar

Sport



Zërat që janë intensifikuar për një interesim të Juventus për teknikun spanjoll, Pep Guardiola, kanë trembur një nga tifozët më të famshëm të Manchester City. E kështu, këngëtari Noel Gallagher ka paralajmëruar bardhezinjtë. “Guardiola tek Juventus? Nuk do të ndodhë kurrë, unë nuk e lejoj. Guardiola është një trajner i madh e një person simpatik, një djalë fantastik”, ka thënë ai për RTL 102.5.

Ashtu si Juventus, edhe City ka dalë jashtë Champions League, gati gati si një dështim: “Cfarë na mungon të fitojmë Champions? Pak fat, por është gjithnjë viti i ardhshëm, nuk është se mbarojnë tani shanset. Kur është Champions shoh gjithnjë në cilin qytet do të zhvillohet finalja. Nëse është, nuk e di, në Azerbaixhan them që nuk kemi nevojë ta fitojmë, por nëse është në Roma duhet ta fitojmë. Kështu që herën tjetër që finalja është në Roma, do të fitojmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *