• |
ide | kryesore

Kadri Veseli udhëton drejt Hagës, nis procesi në Gjykatën Speciale

Planet



Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pritet të udhëtojë drejt Hagës, ku do t’i nënshtrohet një seance marrjeje në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Më herët, Veseli ka mohuar të ketë marrë ndonjë thirrje për t’u paraqitur si i dyshuar në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, John Smith, por ka treguar megjithatë gatishmërinë për t’u vënë nën gjykimin e drejtësisë.

Në mediat fqinje qarkullojnë informacione se prokurorët e Hagës po përgatisin aktakuza drejtuar eksponentëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosvës (UÇK), sikurse janë kryeparlamentari Veseli dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Krijimi i Gjykatës Speciale u miratua nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015. Kompetencë e këtij institucioni është gjykimi mbi krimet e kryera pas Luftës në Kosovë përgjatë harkut gati njëvjeçar 1998-1999.Çështjet merren në shqyrtim bazuar në raportin e Këshillit të Evropës, të hartuar në vitin 2010 nga senatori zviceran Dick Marty. Në raport ngriheshin akuza ndaj anëtarë të kryengritjes etnike shqiptare, UÇK-së, për rrëmbim, rrahje, ekzekutime në grup, si dhe për trafikim organesh njerëzore.

Për të investiguar krimet e denoncuara në raportin e Marty-t, Bashkimi Europian formoi në vitin 2011 trupën hetimore, Taks-Forca Speciale e Investigimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *