Këshilli i Lartë i Prokurorisë e shpalli dje zyrtarisht të mbyllur garën për regjistrimin e kandidaturave për postin e kreut të Prokurorisë së Përgjithshme. Kryeprokurorja Arta Marku, magjistrati Olsian Çelaj, prokurorja Fatjona Memçaj dhe avokati Lulzim Alushajn, do të kalojnë në filtrin e vlerësimit paraprak të Këshillit, për t’iu nënshtruar më pas në përcaktimin e listës përfundimtare që i paraprin nisjes së seancave dëgjimore.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën për përzgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm më datë 19 mars, bashkëshoqëruar me miratimin e rregullores mbi kriteret që duhet të përmbushin kandidatët. Në një hark kohor prej 45 ditësh, Këshilli do të bëjë vlerësimin e kandidatëve referuar kritereve të paracaktuara dhe më pas procedohet me mbajtjen e një seance dëgjimore me secilin prej tyre.
Kushtetuta përcakton se Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e votave, në mesin e tri kandidaturave që KLP-ja i dërgon legjislativit. Nëse parlamenti vonon përtej 30 ditëve miratimin e njërës prej kandidaturave, prokurori i renditur nga Këshilli i pari në listë emërohet automatikisht në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.
I pari në radhë që depozitoi pranë KLP-së kandidaturën për Kryeprokuror ka qenë Çelaj, i cili ka shërbyer si prokuror në Prokurorinë e Tiranës që prej vitit 1999. Më tëj, u paraqit kandidatura e prokurores Memçaj, që në cilësinë e prokurores së Apelit në Tiranë, kaloi me sukses një vit më parë procesin e vlerësimit që parashikohet nga vetting-u.
Pas prokurores së Apelit, kandidati që depozitoi emrin në Këshilli, ishte avokati Lulzim Alushaj, i cili gëzon titullin profesional “Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë” të marrë në Itali, ku edhe ka kryer studimet e ciklit master dhe ato doktorale në fushën e shkencave juridike. Avokati aktualisht është i angazhuar aktivisht në seminaret shkencore të disiplinës së drejtësisë.
E fundit që iu bashkua garës ishte Kryeprokurorja Marku, e cila ka mbaruar studimet e larta dhe Magjistraturën në Universitetin e Tiranës. Pas një periudhe 2-vjeçari stazhi në Prokurorinë e Fierit, Marku do të ushtronte për 15 vjet detyrën e prokurores në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Kryeprokurorja ka shërbyer në vijim për afro 7 vjet si drejtuese e Njësisë së Përbashkët Hetimore për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin në Prokurorinë e Rrethit Shkodër, po ashtu dhe si zv.drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Nuk e kuptoni qe Arta Marku do te vazhfoje te jet kryeprokurore . Nuk e kuptoni qe Rama dha banda e tije duan te jene te mbrojtur dhe me pas si ne pozit dhe ne opozit.
O askush. Po per amerikanet ke ndonje gje per te then?
Kjo do jete nje prove, nqs zgjidhet Arta Marku si kryeprokurore ke te drejte dhe reforma ne drejtesi eshte e anatemuar dhe do ngelet gjithmone me pikepyetje te medha nese eshte e kapur apo jo nga qeveria. Nqs nuk zgjidhet Arta Marku si kryeprokurore atehere duhet te fillojme te mendojme qe vertete eshte ndertuar nje reforme ne drejtesi e paster dhe e pakapur nga pushteti. Mbetet te presim vetem pak jave per te mesuar te verteten
o pse akoma keni shprese qe do behet albanistani , o popull loqe.
Tartuga e Europes nuk ka bere tu bere ndonjehere shtet. Jemi kthyer ne vitet para 1990 ku mjeleset e lopeve dhe karrocieret beheshin anetare byroje. Aty vetem nje Pinochet ben derman