• |
ide | kryesore

Pete Buttigieg, homoseksuali i parë në histori që i bashkohet garës për Shtëpinë e Bardhë

Planet



Gradualisht, në fushatat presidenciale për fitimin e kryesimit të Shtëpisë së Bardhë, po thyhen tabutë. Për dy legjislatura me radhë, duke nisur nga viti 2009 e deri në vitin 2017, Barack Obama, shërbeu si Presidenti i parë afro-amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tanimë, bëhet fjalë për një tjetër kandidaturë të paprecedentë, që del nga radhët e demokratëve, duke sfiduar pikëpamjet konservatore të republikanëve dhe të elektoratit të tyre.

Pete Buttigieg, është kandidati i parë i vetëdeklaruar homoseksual që bëhet pjesë e një gare elektorale për të marrë në duar drejtimin e fuqisë më influenciale në botë. “Zoti nuk ka një parti politike”, është shprehur Buttigieg në përpjekje për t’i dhënë një përgjigje ezauruese kundërvënies së komuniteteve fetare dhe të republikanëve, të cilët përkrahen kryesisht nga votues të përkushtuar në familje numerike.

Në garën për presidencialet e vitit 2020, marrin pjesë më shumë se 20 kandidatë, ku përfshihen 6 senatorë, 4 kongresmenë dhe 2 guvernatorë. Mes këtyre figurave të afirmuara kahershëm, Buttigieg-u ia ka dalë mbanë të konsiderohet si një konkurrent i denjë për t’u marrë seriozisht, që po korr me vrull simpatinë dhe mbështetjen e gjerë popullore, duke u renditur pas kandidatëve të spikatur, si ish-zv.presidentit, Joe Biden dhe senatorit Bernie Sanders.

Buttigieg-u po hedh me vetëbesim hapa drejt Shtëpisë së Bardhë, duke sfiduar madje Presidentin aktual, Donald Trump, për përvojë më afatgjatë në qeverisje. Probabiliteti për përzgjedhjen e tij si kandidaturë fitimtare është në nivele të kënaqshme, duke shtuar këtu se demokrati avantazhohet ndaj garuesve të tjerë nga mosha më e re.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *