• |
ide | kryesore

Rikthim në Madrid? Ronaldo: “Më kërkojnë të kthehem tek Real, më pëlqen…”

Sport



Vijnë deklarata të reja nga ana e Cristiano Ronaldo gjatë intervistës së dhënë për IKON të El Pais në Spanjë. Sulmuesi portugez i Juventusit ka folur edhe për mundësinë e kthimit tek Real Madrid, atje ku ka lënë një shenjë shumë të rëndësishme dhe ku nuk e kanë harruar.

DASHURIA PËR MADRIDIN – “Në Spanjë të gjithë më trajtonin mirë. Me përjashtim të problemeve me taksat, që nuk mund ta fsheh apo ta harroj, pjesa tjetër ka qenë krenari. Eci përpara me kokën lart dhe jeta ime është një libër i hapur. Njerëzit në Madrid më duan, shenjë e asaj që kam dhënë shumë tek Reali dhe kur më takojnë në rrugë më thonë: “Kthehu Cris, kjo do të jetë gjithmonë shtëpia jote”. Më pëlqen ta dëgjojë të ma thonë”.

KRITIKAT DHE VËMENDJA – “Më shohin si një person që nuk mund të ketë kurrë probleme apo shqetësime, nuk mund të jetë i trishtuar. Njerëzit më identifikojnë se nuk kam probleme me paratë. Si mund të jetë i trishtuar Cristiano teksa ka gjithë ato miliona? E di që njerëzit janë gati në pritje të humbjes së një penalltie, apo të gabimit në një ndeshje kyçe. Por është pjesë e jetës dhe duhet të jem i përgatitur sikurse kam qenë për shumë vite”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *