• |
ide | kryesore

Samiti i Berlinit, Kadri Veseli thërret mbledhjen mes krerëve të Kosovës

Planet



Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thirrur për ditën e sotme një mbledhje mes Presidentit të vendit, Hashim Thaçit, kreut të qeverisë, Ramush Haradinajt dhe anëtarëve të ekipit negociator në procesin e dialogut me Serbinë, Zv.kryeministrit Fatmir Limajt dhe drejtuesit të Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetit.

Në takimin që pritet të zhvillohet në zyrën e kreut të legjislativit rreth orës 10:00, në fokus të tryezës së diskutimit do të jenë bisedimet e bëra gjatë punimeve të Samitit të Berlinit, lidhur me mundësitë për rivendosjen e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe me Serbinë.

Samiti i Berlinit mblodhi të hënën liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në një takim informal me Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe Presidentin fracez, Emmanuel Macron. Në një intervistë të dhënë për prestigjozen britanike “Financial Times”,  Thaçi e cilësoi deklaratën e përbashkët për shtyp të Merkel dhe Macron, si retorikë boshe që nuk propozon zgjidhje konkrete. Ndërsa, për shefin e ekzekutivit, Samiti i Berlinit forcoi stabilitetin e rajonit përmes hedhjes poshtë të idesë së korrigjimit të kufijve mbi baza etnike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *