• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo shuan ëndërrat e Torinos për Champions: gafën e Pjanic e korigjon CR7

F1, Sport, Video



Mbrëmjen e sotme Cristiano Ronaldo kalon përsëri Messi në luftën e përjetshme mes gjigantëve, duke thyer ëndërrën e Torinos për Champions: krenaria granata se për pak morën fitoren në shtëpinë rivalëve të qytetit përzihet me rastin që i iku nga duart në momentin më të bukur. Deri në minutën e 84 Torino i gëzohej avantazhit të ndërtuar nga gafa e Pjanic dhe goli i Lukic. Pastaj, afër fundit, mbërriti goli me kokë i alienit që shkundi apatinë bardhezi.

Pas këtij 1-1 në derby, vendi i katërt dy pikë larg Torinos (me një ndeshje më shumë), nëse Allegri nuk do të jetë i kënaqur nga neglizhenca e përgjithshme e të tijve, Mazzarri mund të vazhdojë të besojë tek Europa edhe më fort. Një drithërimë të vërtetë shkaktuan tifozët ultras të Juventus, me banderolën e shfaqur në nderim të viktimave të Superga, ndërsa në fushë, të paktën bardhezinjtë ishin larg zmaltit të zakonshëm: Cristiano kaloi pjesën më të madhe të lojës duke bërë gjeste me duar sepse shokët ose nuk e kuptonin ose nuk e shërbenin si duhet: kur e bëjnë, CR7 tregon për të miliontën herë se është bërë nga një lëndë krejt tjetër nga të tjerët.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *