• |
ide | kryesore

Kosnett kundër kandidaturës së Selimit për ambasador: Është kriminel lufte

Planet



Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar në lidhje me propozimin e mundshëm të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimit, për t’u emëruar në postin e përfaqësuesit diplomatik në Shqipëri.

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Twitter”, Kosnett, ka shprehur qartazi mospajtimin e tij për përzgjedhjen e Selimit si ambasador të Kosovës, duke vënë theksin se një vendim i tillë do të binte ndesh me ligjin. “Çfarë mesazhi dërgon Kosova në botë kur propozon një të dënuar për krime lufte si ambasador? A tregon kjo respektim të respektimit të ligjit? Ne kundërshtojmë fuqishëm një vendim të tillë. Presim e shohim”, ka shkruar ambasadori.

Ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, ka një jetëshkrim të pasur me një karrierë afatgjatë në strukturat ushtarake. Përgjatë intervalit 6-vjeçar 1991-1997, shërbeu si i rekrutuar në UÇK, ndërsa në vitin e mëpasshëm mori drejtimin e kësaj organizata nacionaliste para-ushtarake.   Nga viti 2000 e deri në vitin 2006, Selimi mbajti statusin e Zv.komandantit të Trupave Mbrojtës të Kosovës. Më tej, deri në vitin 2009, u gradua në detyrën e Komandantit. Selimi ka ushtruar më pas deri në vitin 2011 detyrën e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të shndërruar së fundmi përmes një vendimi legjislativ në Ushtri Kombëtare.

Në vitin 2013, Selimi u akuzua nga Prokuroria e EULEX-it për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, ku përfshiheshin edhe praktikat e torturës. Gjykata Supreme caktoi masën e sigurisë 10 vjet burg, që u reduktua në vetëm 8 vjet pas apelimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *