• |
ide | kryesore

Dështimi i propagandistëve të idesë së Vuçiçit

1, Ide



Kori i larmishëm i atyre që mbështetën idenë marroke të shkëmbimit të popullsive dhe teritoreve, bazohej në një argument sa cinik, po aq edhe të parealizueshëm.

Kur dikush i kundërshtonte me principin mbi të cilin është ngritur rendi i sotëm i paqes, atë të pandryshmërisë së kufijve; kur dikush debatonte me ta mbi pamundësinë e realizimit të kësaj hipoteze që hapte “Kutinë e Pandorës” në Ballkan; kur dikush përmendte përdhosjen e vlerave europiane të multietnicitetit dhe bashkëjetesës, ata të jepnin gjithmonë një përgjigje simpliste dhe njëkohësisht përbuzëse.

Mos po bëhesh merak si internacionalist për popujt e tjerë? Kush e ka çarë kokën për shqiptarët, që tani, ne, të mendojmë edhe për fqinjët? Ç’punë kemi ne kur zgjidhim hallin tonë, nëse flaka bie te komshiu?

Pra me një fjalë, Kosova dhe Serbia duhet të bënin paqe mbi bazën e ndryshimit etnik të kufijve, pavarësisht se marrëveshja e Dejtonit përfundonte në kosh, pavarësisht se shkpëputja e Republika Serbska e hidhte në erë Bosnjën, pavarësisht se edhe kroatët mund të kërkonin pjesë të saj, pavarësisht se Maqdonia e Veriut mund të vinte në pikpyetje ekzistencën e mëpasshme, e kështu me radhë.

Por, kjo filozofi sa mendje shkurtër, po aq e zhveshur edhe nga çdo vlerë, mori një përgjigje të qartë në samitin e Berlinit. Po të shikohet përbërja e asaj tryeze, ajo është kuptimplotë.

Prezenca e Kroacisë dhe Sllovenisë, dy shtete të BE që i kanë kapërcyer sfidat e vendeve të Ballkanit Perendimor, nuk qe një koincidencë e pamatur. Ato gjendeshin aty pasi qenë shprehur që më parë kundër idesë të rreziksme të ndryshimit të kufijve.

I menduar në mënyrë edhe më perfide nga organizatorët, ishte qëndrimi i Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, i cili në takimin me dyer të mbyllura arriti të përmendë edhe ringjalljen e fantazmave të luftës.

Nuk qe i rastësishëm fakti se ai “u gjend” në të njëtën linjë me qëndimet e kancelares gjermane.

Kur, Hashim Thaçi dhe më pas Edi Rama mbështetën në gushtin që shkoi idenë e Aleksandar Vuçiçit për këmbimin e territoreve dhe popullësisë, Merkel zgjodhi të shfaqet në krah të Zvizdiq, për të shpallur: “Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i përcaktuar dhe i paprekshëm. Kjo duhet të përsëritet gjithnjë, sepse ekzistojnë tendenca që çështjet e kufijve të hapen sërish. Kjo nuk mund të ndodhë (13 gusht 2018)”.

Edhe këtë javë në Berlin, pas paralajmërimeve për luftë që bëri në sy të Emmanuel Macron, kryeministri i Bosnjës u tregoi mediave se Presideni Serb, Vuçiç ishte inatosur keq me të, për shkak të shkelmit që i dha kësaj ideje. Vuçiç, nuk e duroi dot faktin që unë tregova “se rivizatimi i kufijve në linja etnike në Ballkan gjatë viteve të 90-të ka përfunduar me luftëra të përgjakshme” i tha ai gazetës “Slobodna Bosna”.

Kjo e bëri liderin e fortë serb që, me t’u kthyer në Beograd, të deklaronte se ideja e nisur prej tij kishte dështuar.

Lexo më tej:

Coptimi i Kosovës/ Vuçiç demaskon keq Thaçin dhe Ramën

Bashkë me të dështuan edhe të gjithë ata shqiptarë që i vunë gjoksin asaj.

Dhe kur thuhet kjo, fjala nuk është aspak për dokra me patriotë e tradhëtarë, siç pretendojnë opozitat në dy anët e kombit. As me historitë që ne tregojmë rëndom për të shiturit tek shkjau, apo spiunët e Serbisë.

Jo aspak. Sepse mëkati i atyre që përkrahën planin serb në Tiranë dhe Prishtinë, nuk ishte tradhëtia, por mendjelehtësia për tu mbështetur tek një premisë, sa naïve po aq edhe e pamundur.

Ata e arsyetuan rrugëtimin e tyre me parullën le të shpëtojmë veten, por flaka u rrëntë të tjerëve.

Ndërsa, samiti i vendeve të Ballkanit dëshmoi krejt të kundërtën.

Ai tregoi se ashtu sikurse tha edhe presidenti francez, që në fund u afrua me qëndrimin e Merkelit, nuk mund të ketë zgjidhje që cënon palët e treta. Për këtë arsye Berlini ishte një fshikullimë edhe për ata që verën e kaluar pyesnin me ironi: “Ç’na intereson ne, Bosnja apo Kroacia”?

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Z Bushati, e sakte! Por si ka mundesi qe Berisha e ka ditur dhe ka reaguar para dy vjetesh?!!! Dhe ne themi “ore po fajin e ka Berisha”….

  2. Edhe antipatriotike eshte ne fakt, sepse hap mundesine e krijimit te nje serbie te madhe, qe eshte shume me e madhe se Shqiperia e madhe. Tadic ka kembengulur ne menyre konstante qe Berisha te merrte drejtimin e nje marreveshje perfundimtare qe do te lejonte marrjen e veriut nga Serbia dhe bashkimin e Shqiperise me Kosoven. Mendoni, se Tadic po punonte per interesin tone?
    Nuk e di, por Berisha e refuzoi prere. Hapni arkivat se Tadic ka fol edhe per gazetare shqiptare.

  3. Duhet shtuar dhe nje gje qe asnje nuk e permend dhe nuk e kupton, si sovraniteti ekstra-territorial per Metohine ( Tokat e kishes) si nje ciban i perhershem destabiliteti ne cfaredo lloj formati organizimi shteteror qe do ekzistonte pas marreveshjes.
    Zot, fol qarte!
    Kjo eshte shume per t’u kuptuar edhe nga me i zgiuari i rilindjes, Gent Cakaj, qe jeton part-time ne nje planet tjeter ku inteligjenca ka lindur 1.000 vjet para asaj ne toke.

  4. Kazangjijte kane dell t modh patriotic, sidomos na kujtohet lufta qi bonin me njoni tjetrin per ti lpi sumen fazliqit edhe dorjana baqojanit.

  5. Akoma dhe sot Isa Boletini eshte pa varr.mgjse eshtrat i ka ne nje thes ,por nuk e varrosin dot.Shqiperia gjithmone ka qene objekt per rekuparicione lufte.Turqit e dhane si demshperblim shqiperine europes dhe kjo e ndau si i desh oreksi.Edhe A.Zogu i dha pjese toke Serbise ne shkembim te fronit qe mori si mbret,pra askujt nuk i dhemb.Lerini deklaratat patriotike tip shvejku.por askush nuk can sumen per shqiperine.Edhe Bushati e di kete gje por mundohet ta shtyje te shtunen dhe te dielen me komente qe jane me te gjate se vete artikulli.Ishalla ka ndonje vend edhe per mua tek qeveria tekniko-tranzitore qe eshte hartuar ne leter nga K/ministri qe ka zgjedhur vehteveten.

    1. Rilindas, Zogu bëri definimin e kufirit në mënyrë transparente sipas raportit të përgatitur nga një komision parlamentar i drejtuar nga Medi Frashëri dhe që u miratua nga parlamenti shqiptar i viteve 1926???

      Qeveria teknike nuk do të ketë në gjirin e vet qelbësira rilindje, ndaj ri aty ku je mes qelbësirave.

      1. E vërteta e Shën Naumit

        “Kufitë e Shqipnisë me shtetet fqinje ishin caktue në Konferencën e Londrës në 1913 si mbas hartës të Shtat-Madhorisë Austriake. Kjo hartë nuk ishte një hartë topografike, por e hartueme me ekploracion. Vendimi i Konferencës së Londrës përsa i përkiste Shën-Naumit, thoshte: “Fillon në breg të liqenit Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdë dhe katundit shqyptaro-myslyman që quhet Lin, dhe vazhdon gjer në Shën-Naum, pikërisht në gjuhën frëngjisht: “jusu’a Shën-Naum”, nuk thotë “y compris Shën Naaum”. Komisjoni i Kufinit kur vajti në Korçë, korçarët bënë një bujë të madhe pranë komisjonit që t’i caktohej Shqipërisë Shën-Naumi. Qeveria e Beligradit qe sa Konferenca e Londrës caktoi kufinin midis Shqipërisë dhe Serbisë, ju drejtue “ball Platz” it, dhe me një notë e pyeste qeverinë austriake se për shprehjen “jusqu’ a Shën-Naum” ç’ kuptonte. Ball-Platzi ishte gjegjë se me këtë shprehje nuk donte të thoshte që Shën-Naumi i përkiste Shqipërisë, do me thanë i përkiste Serbisë. Qeveria e Beligradit pyeste qeverinë austriake, pse kjo qeveri prekupohej më shumë se të tjerat për kufitë e Shqipërisë. Kur plasi lufta e përgjithshme Serbija u invadue dhe ushtria e saj me kralin në krye dhe qeverinë, me ndihmën e Esat Pashës, që atëhere ndodhej në Durrës, duelën në Adriatikun Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoj në Korfuz. Në këtë rrëmujë qeveria serbe e humbi dokumentin austriak që caktonte me fjalë të tjera Shën-Naumin Serbisë. Kur mbaroj lufta, Komisjoni i Kufive filloj veprimet e veta dhe ky komisjon vendosi që Shën-Naumi t’i mbetej Shqipërisë. Shën-Naumi ishte një i Shenjtë sllav, apostull i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, që kishin kriju abetaren e bullgarëve, Në këtë kategori ishte dhe Shën-Klime, në emën të cilit ka një kishë bullgare. Në konsideratë të këtyre mbështetjeve kulturale dhe fetare, që Shën-Naumi ishte një Shenjtë sllav, kur i evakuoj viset e tjera të Shqipërisë si i kishte libri, ju drejtua Gjykatores Internationale të Hagës. Kjo Gjykatore vendosi: “Që me qenë se Komisjoni i Kufive ishte kopetent për demarkacjonin, Shën-Naumi duhej t’i jepet Shqipërisë. Mirpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me një mënyrë nuk donte t’ja linte. Komisjoni i Kufive, Shqipërisë i këshilloj që Shën-Naumin, Shqipëria ta shkëmbente me një vend tjetër, pse serbët me këtë pretekst do të krijonin vështirsina të mëdha. Në bazë të këtyre konsideratave Qeveria Shqiptare më ngarkoi mua Mehdi Frashërin me caktue mënyrën e shkëmbimit. Unë nuk pashë posibilitete që Shën-Naumi të shkëmbehej me vende shqiptare , pse nga katundi Lin i Shqipërisë vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me të tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetëm nuk forcohej, por përkundrazi dobsohej. Atëhere unë Mehdi Frashëri vendosa që Shën-Naumi t’i mbesë, me një periferi shumë të ngushtë Serbisë, por kufini në vend që të vazhdonte që nga kodra e Zagoriçanit gjer te Qafa e Plloçit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit të hidhej ke Mali i Thatë, e të përfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pëshkupat. Ky katund po t’i mbetej Serbisë, me kohë do të sllavizohe, m’anë tjetër gjithë Lugina e Cerovës, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipërisë, përveç këtyre i mbeteshin, dhe një pjesë e madhe e kullotave verore Shqipërisë. Po të peshohet Shën-Naumi me këto avantaxhe që thamë më sipër, ky solucjon ishte më i favorshëm për Shqipninë. T’arratisunit politik nga injoranca e çështjes o qëllimisht, Shën-Naumin e përshkruajshin si një pikë strategjike me rëndësi, kurse invazioni sllav nuk shhkonte nga Shën-Naumi, gjithmonë kishte vazhduar Qafën e Thanës. Tash të vimë tek çështja e Vermoshit Konferenca e Londrës duke e përshkrue kufirin nordik shqiptar, thoshte : “Territori de Klemendi”, mirë-po me këtë shprehje shumë i pa-caktue nuk kuptohej Vermoshi, pse Klemendi përbahet nga 6 Bajrakët, të cilët kufizohen me vallatën e Lumit Cen, Vermoshi mbetej jashtë, si kullotë. Në kohën e Turqisë malazezët sulmojshin Vermoshin dhe malsorët shqiptarë e kundërshtojshin me armë. Qeveria otomane në një faqe të Luginës së Vermoshit, për të ndalue grindjet që thamë, kishte ba një karakoll tue vendos ushtri. Ujnat e Vermoshit vejnë në Danub e jo n’ Adriatik. Unë Mehdi Frashëri kur shkova në Vermosh, një mbrëmje mblodha bajraktarët shqiptarë të asaj xone dhe i pyeta se si mbas mendimit të tyne, qysh mund të provohej se Vermoshi asht shqiptar. Midis këtyre malsorëve ishte një far Uc Turku, i cili nga përpjekjet që kishte ba me kohë me malazezët ishte plagosë dhe kishte mbetë sakat, gjith-ashtu, në këto grindje të ma parëshme, të vramit shqiptarë kishin varre katolike në vend. Kur erdhi Komisjoni i Kufinit me pyet palët, malsorët t’onë me Uc Turkun dhanë arsyetimet që i kisha porositë unë, (Mehdi Frashëri) kurse, serbët, ndër të cilët një ishte avokat, njani oficer, dhe tjetri gazetar, dhanë argumentet qesharake, pa logjikë. Komisjoni vendosi në bazë të anketit, që Vermoshi t’i mbetej Shqipërisë. Mbi këtë vendim, malsorët okupuan Luginën e Vermoshit dhe filluan të ngrehin shpija. Mbas disa kohësh atje u ngrehën 600 shpija shqiptare, duke prfitue nga qetësija që mbretënonte në Shqipninë e Lirë. Me gjithë këtë t’arratisunit politikë shqiptarë botonin të kundërtën duke thënë se Mbreti Zog Vermoshin ja la Serbisë, një rrenë kolosale”.

  6. Sipas cdo standarti shkencor idiotesia po e pushton ne menyre te perbindshme jugun e Shkumbinit. Vetem Zoti( Me i zgjuari dhe me zemergjeri nga te gjithe) i kupton dhe i mirekupton per ato qe thojne.

  7. Ore loqe Zogu I dhe Shen Naunin sepse serbet I dhene trupa,Rus te bardhe,para Zogut qe largoi F.Nolin.Ato karrliqet e M.Frasherit tregoja Lulit one Berishes,akoma nuk e eshte e shitur plotesisht Shqiperia.Fazllici eshte present Kudo.Shko dhe takoje me Floririn.Mos harro te protestosh tek aksi 90 grade me Tiranen.

    1. O idiot rilindas janë dokumente të publikuara të parlamentit shqiptar, ato që them unë, ndërsa ato budalliqet që thua ti janë propoganda e komunistëve që mund ti ketë mësuar në shkollë yt atë dhe ti ka lënë trashëgim edhe ty.

  8. Ky pazar vuqiq-rama, nen udheheqjenSoros e nen krahet e hapur te putinit,
    Nuk bente veç I merrte 1/2 e pasurise se Kosovës dhe Ujin : mini era & Ujmani dhe bente Serbine se diti xhandar ne Ballkan. Pas kesaj Shqipëria behej gati ti dhurohet Grekut detin e naftes….
    Shqipëria nuk fitonte gje, veç humbte dy copa te shume pasura.
    Karrota:`Shqipëria Madhe’ qe e mbushur fyndemaje me helm…

    Shkurt :
    ASPAK mendjelehtesi,
    po TRADHETI.
    E KONSUMUAR.
    Kujtese:
    Vuqiqs thithlopa I dhuroi paradhenie (ketij PPPP: PapagallPlehPiktor
    Perversit te lindes)
    medaljen : LIDER Botnor,
    Franca e boni Kalores….
    FRAU Merkeli i DEGJOI pordhet… TRUMPI. I dhuroi nji: THANK YOU Champion Primier….
    E fryne tollombacin. ….
    Baaaaauuu! ? Plasi ne Berlin,
    Yyyyyfffff.
    ( PPPPP… Qelb Dynjane me pordhe uku)
    Tabloja në Berlin :
    SHQELM me dashuri e qetesi LIDERit Botnor!!!
    ? Kacek I cpum pordhesh te helmeta …PA atlete.

    Yyyyyfffff, Çkelqesaqi!!!
    SI të tjere, arriu ne piken fundore: Kerme mbush me pare!

    Per tu dhemys
    ?

  9. Kujtoni qe NarcizDeliranti Botnor
    i lindes
    I dha vetes medaljen
    ‘Dishepull I vetëm I Konic-Nolit’…

    Yyyyffff,
    I heq vetes edhe ato zotesi qe ka…
    Ka mbet si zorre qorre, I mjerziu.

    Çte ben Makuteria!!!

  10. Ore ti i dokumentave,a ke qene ndonjehre ne Shen Naun,akoma merresh me M.Frasherin qe i beri punet mbasi gjithcka kishte mbaruar.Zogu e shiti shqiperine dy here,njehere tek serbet sepse e sollen ne fuqi dhe heren e dyte tek Italianet sepse desh te pasurohej per 200 vjetet qe do te vinin.Ti ndoshta je dru me pre ose kapter barakash ,por dokumentat jane ne vend …shko dhe shihe se ku eshte Shen Nauni dhe Ulqini,Cameria dhe Janina…jane shitur te gjitha.U be kokoshi nje thele.

    1. Ulqini, pas një lufte disa javore të ushtrisë së Lidhjes së Prizrenit përballë ushtrive malazeze, turke nga toka dhe flotës angleze nga deti u dorëzua në 1880 kur Mbreti zog nuk kishte lindur akoma.
      Çamëria dhe Janina u dorëzuan në pranverë të vitit 1913 edhe për mosrezistencë dhe organizim të gjasme patriotëve të asaj kohe si Ismail Qemali etj, ndryshe nga Esat Pahë Toptani që luftoi derisa nuk kishin edhe kuaj të ngordhur për të ushqyer ushtarët.
      Për Shën Naumin fola mësipër. por më poshtë do të postoj një dokument të Medi Frashërit që flet edhe për ju injorantët e tradhëtarët e vërtetë të shqipërisë që janë komunistët shqiptarë që në 19441 e deri tek edvin droga.
      Çfarë i shiti Zogu Italisë? Italia kishte 8 milion ushtarë, shqiptarët ishin 1 milion njerëz. di kush ndonjë rast që në këto raporte të ketë fituar më i dobët, përveçse në filmat komunistë?

  11. O Dokument qeke kalama fare dhe pa rreth shoqeror,tip bananeje dhe parfum ushtaresh.Asnje nuk e lidh Ulqinin Me Zogun,por Shqiperia gjith mone ka qene demshperblim .Turqia ja dha Ulqinin fuqive te medha per demshperblim,pse nuk i dha pjese nga Greqia ose nga Turqia,por Shqiperia nuk dhemb. Shkodra ku vra M.Grameno ju dorezua(e shiti me para) malazezeve nga tradhetari me i madh i kombit E.Pasha.Pastaj ne kembim perseri,shkodra u kembue me Gjakoven e rrethinat e tjera nga fuqite e medha.Kurse Zogu ,nipi i E.Pashes,e dha Shen Naunin dhe mori ca male dhe shkurre ku dielli nuk lind kurre,dhe e dha pasi u kthye per te rrezuar Nolin,e dha si demshperblim serbeve(deri me 1995 ruset e bardhe ishin gjalle ne shkoder dhe tirane) sepse e sollen ne fuqi .Frasheri ishte kot fare,nje servil i pushtetit(turqise,zogut,italianeve,gjermaneve ) tere jeten derisa vdiq.Zogu hyri ne borxh tek Italia aq shume sa i vodhi te gjitha ,i dolen dhe tepruan gjithe jeten.Prandaj dhe e shiti shqiperine(lexo dokumentat e Konti Cianos),ose mbret nen Italine ose mbatja me gjith parate e vjedhura.Kaq ore kapter i Rilindjes se ngordhesirave.

    1. Komunistët janë rracë që kurrë nuk do të kenë tru për të kuptuar historinë sepse ata vetë nuk kanë histori.

  12. Historia shkruhet me gjak ,kush e ka qyl e ka harruar,kush derdhi gjak nuk e harron.Por Shqiperine e ke qyl zoterote prandaj nuk te dhimset,njelloj si Aleatet e ke si mjet shkembimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *