• |
ide | kryesore

Basha: Universitetet në krizën më të rëndë në 29 vjet

Lajme, Të fundit



Gjatë një bashkëbisedimi me pedagogë dhe përfaqësues të arsimit të lartë në vend, kryetari i PD-së Lulzim Basha është shprehur se universitetet janë në krizën më të thellë në 29 vjet.

“ Vendi ndodhet, sa i përket arsimit të lartë, në krizën më të rëndë që ka parë në 29 vite. Aspekti i parë i kësaj krize duket qartë në krizën e financimit. Prej vitit 2013, ku buxheti për arsimin në tërësi kapi shifrën e 4,24 %, kjo shifër ka qenë në rënie graduale, për të arritur në vitin 2019 në 3,29 %, e projektuar në 3,05 % e prodhimit të brendshëm bruto. Kjo në një kohë kur niveli minimal për të garantuar standardet rajonale të arsimit të lartë duhet të jetë jo më pak se 5 %. Kjo krizë është edhe më e rëndë, po të shohim se një pjesë e mirë e këtij buxheti nuk shkon as për pedagogët, as për infrastrukturën universitare, as për infrastrukturën e kërkimit shkencor, as për infrastrukturën konviktore, në fakt një pjesë e madhe e këtyre parave kanë shkuar për rikonstruksionin e Ministrisë së Arsimit, i cili siç jeni të gjithë dëshmitarë ka angazhuar fonde maramendëse, dhe një fasadë me të vërtetë llamburitëse të mermerit më të shtrenjtë, e tejkalueshme në kosto dhe në luks, vetëm nga orenditë e reja, të blera për të dekoruar zyrën e ministrit kryesisht,dhe disa prej sallave brenda ministrisë”, tha Basha.

Basha ka shtuar gjithashtu se shkollat dhe universitetet në Shqipëri po braktisen nga studentët, të cilët gjithmonë e më shumë braktisin vendin për të ikur jashtë, pasi këtu ka humbur shpresa.

“Braktisja e arsimit, padyshim që shoqërohet edhe me braktisjen e vendit. Një numër i madh i nxënësve, dhe në veçanti një numër i madh i studentëve, ju është pamundësuar për shkak të mos mbështetjes me fonde të arsimit të lartë, dhe për shkak të krizës ekonomike, ndjekja e universitetit”, deklaroi lideri demokrat Lulzim Basha.



7 Comments

  1. Duhet te rihapni menjehere kristalin dhe vitrinen, sepse rama dhe ps I mbylli keto vende ku studionin njerezit me te ditur dhe ekselente nga vendi yne. Aty farketoheshin intelektualet e vertete qe mbaronin universitetin direkt pas arsimit fillor. Fitorja osht e sigurt.

  2. Rama, ky shkaterrues i shpreses per ndryshim, ne arsimin e larte nuk eshte se thjesht coi dem 6 vite, duke pretenduar kryerjen e nje reforme te paqene. Ne 6 vite qeverisje, Rama, Nikolla, dhe kalamajte e tanishem Shahini-Shtino-Haxhiu me paditurine dhe militantizmin e tyre, bene gjithshka qe universiteti shqiptar dhe arsimi i larte te mos arrijne ta ngrene koken te pakten per 10 vitet e ardhshme.
    Por Basha, ky mashtrues i pabesueshem dhe i certifikuar, NUK ka azgje ne “torben” e tij qe te mund te te beje te mendosh se ofron dicka krejt te ndryshme. Buxheti? Refren i kenduar para tij nga Berisha, Rama!!!! Cilesia e profesoreve? Njesoj si Rama, Basha as qe ia ka haberin ku qendron problemi me universitetin dhe arsimin e larte shqiptar!!!
    Shkurt, Basha, njesoj si Rama pa u bere KM, keput poshte e lart llogje kavaje!!!! Kaq!!!

  3. Si pedagoge do te doja degjoja nga kryeministri i jashtem qofte edhe nje fjali per universitetet private qe jane nje deshtim i plote i arsimit te larte dhe te ulet. Nuk duhet haruar arsimi parauniversitar qe na sjell neper auditore vec studente me mesatare te larte por njohuri nen nivelin e kerkuar. Sa di te doja te na begeniste edhe ne pedagoget e provincave qe qeverite njera pas tjetres na kane lene ne meshire te fatit. Te votojme PD? Po pse? Ia vlen vetem per te rrezuar Ramen. Mjafton ky si justifikim. Por nese deshton Z. Basha, edhe pse simpatizante nder vite e PD , me vjen keq tju them se ju pret i njejti fat si ky perbindeshi i sotem Ndaj zoteri afro dhe puneso njeres te shkolluar dhe mbi te gjitha me eksperience e jo buzequmeshta te ardhur nga jashte qe nuk kane haber nga realiteti shqiptar. Rinia ben mire te bej vitet e eksperiences e me pas te ngjite shkallet e karrieres.

  4. Doktoreve do ia bej rrogem 1200 euro ne muaj.
    Infermiereve 800 euro ne muaj.

    Shkollave te larta do ia rris buxhetin 500%.

    A ka cipe ky rrote K. apo jo. Ky kujto se po flet me shqupistat te obori PD’se.

  5. Me turp nuk ka,Lapsi nuk duhet te degjeneroje kur boton mbrockullat e ketij sharlatani qe shqiperine nuk e desh kurre.Eshte turp.

  6. Lereni te shkretin lulu te fantazoje eshte ne te drejten e tij te thote fluturon salihu dhe te gjithe shpellaret therrasin Po po po po po urraaaaaaaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *