• |
ide | kryesore

Bën gjithçka në 9 minuta, hyn në fushë, shënon dhe përjashtohet

Sport



Ndeshje e shkurtër por intensive për brazilianin Jonathas, numrin 9 të Hannover: ish-lojtari i Pescara hyri në fushë në pjesën e dytë të lojës, por ndeshja e tij zgjati vetëm 9′ minuta.

Pasi mori vendin e Weydant në minutën e 46′, vetëm pesë minuta më pas, lojtari i Hannover finalizoi një 11 m duke ngushtuar diferencën me Bayern Munich në 2-1. Për fatin e tij të keq nuk arriti të shijonte deri në fund emocionet e golit. Kur nuk kishte kaluar as një minutë ndaj tij erdhi kartoni i parë i verdhë dhe tri minuta më vonë ndodhi befasia.

Arbitri ndëshkon një krah të zgjatur mbi fytyrën e kundërshtarit dhe pa hezituar nxjerr kartonin e dytë të verdhë për Jonathas, që përjashtohet nga loja në minutën e 55′. Ekzaktësisht 9′ minuta pasi kishte hyrë në fushë, duke e detyruar trajnerin e Hannover të bënte një zëvendësim tjetër.

Një ndeshje në limitet e të pabesueshmes për lojtarin e lindur në vitin ’89, që në fillim entuziazmoi tifozët e tij dhe më pas komplikoi totalisht lojën e skuadrës e cila pësoi edhe golin e tretë, të firmosur nga Ribery.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *