• |
ide | kryesore

Konfirmohet Spalleti, por rrezikohet Champions: Inter pengohet në Udine

Sport



Një pikë e vogël për Champions e për shpëtimin: Inter e Udinese bëjnë një hap të lehtë përpara, por duhet të luftojnë shumë për të arritur objektivat e tyre respektive. Në Dacia Arena përfundon 0-0: zikaltrit krijuan më shumë por nuk arritën të bëjnë goditjen finale. Spalletti mund të jetë konfirmuar nga Marotta dhe të tjerët, por pa Champions gjërat e ka të qartë se ndryshojnë dhe barazimi, mund ti krijojë më shumë se një problem teknikut të Inter, që rastin më të mirë për të shënuar kishte shtyllën e goditur nga Lautaro Martinez, në goditjen me kokë nga fare pranë.

Udinese luajti me mundësitë që kishte, duke rrezikuar me Mandragora, që impenjoi seriozisht Handanovic. Rreth 30 minuta për Icardi me Spalletti që u kthye me dy sulmues, duke ndryshuar intensitet loje dhe rastesh. E Inter ka mundësinë e madhe me Nainggolan, që në rrugën e tij gjen devijimin e Musso me këmbë. Katër minutat e rikuperimit nuk mjaftojnë për të zhbllokuar një ndeshje që komplikon tani pozitat e Inter në vendin e tretë, me Atalantën e Romën që në rast fitore do të shkonin, respektivisht një dhe dy pikë larg zikaltërve, tre javë nga fundi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *