• |
ide | kryesore

Lazio replikon akoma me Ranierin për skenarin e aleancës me Atalantën: “E duam vetë Europën”

Sport



Lucas Leiva, mesfushori brazilian i Lazio, në një intervistë të gjatë për Corriere dello Sport ka kërkuar t’i përgjigjet polemikave të ngritura dje nga deklaratat e Claudio Ranieri në konferencën për shtyp: “Roma mendon se nuk duam të mundim Atalantan, për të penguar verdhekuqtë? Nuk do të doja as t’i përgjigjesha kësaj pyetje. Them vetëm që duam të përfundojmë kampionatin sa më mirë, duke arritur sa më lart të jetë e mundur në renditje. Nuk jemi ende në Evropë dhe duam të shkojmë atje. Shohim veten tonë, pikët tona dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund” ka theksuar mesfushori.

Pasi ka sqaruar cështjen më të nxehtë të momentit në kryeqytet, atë të aleancës anti-romane të bardhekaltërve me bergamaskët, Leiva ka folur dhe për derbin e fundit, të fituar 3-0. “Ka qenë një mbrëmje e çuditshme. Në një vit e gjysëm mund të them se kam jetuar emocione të bukura dhe shpresoj të jetoj edhe të tjera”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *