• |
ide | kryesore

Misioni i vështirë i Papa Françeskut në vizitën në Bullgari dhe Maqedoni të Veriut

Planet



Ati i Shenjtë Papa Françesku do të nisë ditën e nesërme një udhëtim tre-ditor drejt Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përmes këtyre vizitave synohet përmirësimi i marrëdhënieve me Kishën Ortodokse, në kontekstin e përpjekjeve të Vatikanit për arritjen e një kohezioni mes degëzimeve të fesë së krishterë në Lindje dhe në Perëndim, pas ndarjes së pakthim të vitit 1054.

Prania e katolicizmit në Bullgari, një vend me 7.1 milionë banorë, është gati e pakonsiderueshme me vetëm 58.000 besimtarë. Në mënyrë të ngjashme, edhe Maqedonia e Veriut, me një popullsi prej 2 milionë banorësh, numëron vetëm 15.000 besimtarë katolikë. Duke u shtuar këtyre ratave të ulëta edhe konfliktet e brendshme mes kishave ortodokse, objektivi i Papa Françeskut paraqet vështirësi të madhe për t’u përmbushur.

Ndonëse udhëheqësia ortodokse në Bullgari e fyer nga shpërfillja e autoriteteve shtetëtore në planifikimin e vizitës së Papës, ua ka ndaluar klerikëve pjesëmarrjen në lutjen tradicionale, Patriarku Neophyte pritet të shoqërojë Atin e Shenjtë në një nga ndalesat e parashikuara katedralet ortodokse në Sofje.

Ndërkaq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka vlerësuar rëndësinë dhe simbolikën e vizitës së kreut të Kishës Katolike Romake në Shkup, vendlindjen Nënë Terezës së Shenjtë. Papa Françesku do të qendrojë në Maqedoninë e Veriut më datë 7 maj, pasi të ketë përfunduar vizitën në Bullgari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *