• |
ide | kryesore

Tifozët e Inter në sulm kundër Icardi: “Është e keqe për grupin”

Sport



“Një futbollist i këtij tipi karakteri sipërfaqësor nuk mund të jetë pjesë e të ardhmes së Inter. Është prishës për grupin”. Tifozët e Curva Nord të Inter kthehen në sulm kundër Mauro Icardi, me një mesazh të publikuar në faqen e tyre zyrtare të Facebook.

“Jemi përpjekur ta shpjegojmë në të gjitha gjuhët, askush nuk i vë në diskutim kualitetin teknik e sportiv të numrit 9, por problemi është e do të jetë gjithnjë i lidhur me profiling e tij mental dhe sjelljen e tij kunddrejt grupit që nuk mund të ndryshojë kurrë”, janë fjalët e shkruara nga tifozeria e organizuar zikaltër. “Rastet e shumta të munguara për të rregulluar mardhëniet me dhomat e zhveshjes janë dëshmi e mjaftueshme e faktit që, për të mirën e përbashkët, një lojtar me këtë lloj karakteri sipërfaqësor nuk mund të jetë pjesë e së ardhmes së Inter”, shkruante mesazhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *