• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool merr kreun e Premier katër minuta nga fundi: Shaqiri në fushë fundos Newcastle

F1, Sport, Video



Pas muajsh vuajtje në pankinë dhe mungese besimi nga tekniku Jurgen Klopp, Xherdan Shaqiri kthehet triumfues dhe mund të ketë vendosur shenjën e tij në golin më të rëndësishëm të sezonit të Liverpool, që kthehet në krye të Premier League vetëm katër minuta nga fundi në transfertën me Newcastle, për të rrëmbyer fitoren 2-3 me golin e Origit dhe asist të kosovarit të Zvicrës.

Në “St. James’ Park” ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për Të kuqtë, që edhe pse shënuar dy herë të parët janë arritur nga Qymyrxhinjtë. Goditjet standarte konfirmohen pika e fortë e skuadrës së Klopp, që avantazhin e mori me qendërmbrojtësin Virgil Van Dijk, i cili shënoi me kokë pas një harkimi nga goditja e këndit.

Të besuarit e Klopp ndoshta vuajtën shumë lodhjen fizike e mendore të një disfate si ajo në Champions në Camp Nou dhe avantazhin mundën ta ruajnë vetëm 7 minuta, sepse në të 20-të, Newcastle United barazoi me golin e shënuar nga Christian Atsu, i cili e shfrytëzoi një aksion të bukur të bardhezinjve.

Ankthi për shansin e fundit për titull, që Liverpool nuk duhet ta conte dëm, ka karakterizuar lojën e skuadrës së Klopp, që me presing të lartë e vuri në vështirësi të madhe kundërshtarin, duke e dënuar në minutën e 28, me golin e Mohamed Salah, që ndoqi mirë krosimin e Alexander Arnold. Një gol që ktheu bindjen dhe entuziazmin për misionin e përmbushur, por që zgjoi edhe njëherë Qymyrxhinjtë.

Në fakt, gjithcka u komplikua për Liverpool kur Solomon Rondon barazoi edhe një herë rezultatin në minutën e 54’ dhe Të kuqtë u vunë në panik dhe nuk shfaqën qartësinë për të shënuar përsëri. Ndoshta lëvizja e dëshpëruar e Klopp është ajo që vendosi ndeshjen, sepse Shaqiri nuk kishte zënë vend prej muajsh në mendjen e teknikut gjerman: kosovari zëvendësoi Georginio Wijnaldumin në minutën e 66-të të ndeshjes la shënjen e tij 4 minuta nga fundi.

Rafael Benitezin, trajner i Newcastle, dështoi të pengojë ish-skuadrën e tij të vazhdojë të ëndrrojë titullin kampion. Liverpool kthehet në vendin e parë, kur ka mbetur edhe një ndeshje për të luajur, por City ka në dispozicion dy dhe të hënën, ka pengesën më të fortë përballë, Leicester.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *